SHKODËR– Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ka ndodhur një shpërthim me tritol.
Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skenderbeg’ në derën e një agjensie funerale. Kjo agjensi funerale është në pronësi të shtetases me iniciale F. F.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


