Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku u qëlluan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi.

    Në një prononcim për Euronews Albania, vëllai i Kostës rrëfeu momentet e para të ngjarjes dhe ngriti akuza ndaj institucioneve, duke pretenduar se kërcënimet e vazhdueshme nga autori ishin denoncuar prej kohësh.

    “Kam qenë në gjumë në shtëpi. Ishte rreth orës 05:20-05:30 kur dëgjova krismat. U zgjova menjëherë, dyshova se kishte ndodhur diçka e rëndë, njoftova Policinë dhe mora makinën për të shkuar atje. Kur mbërrita, ai kishte qëlluar, kishte marrë mbesën dhe ishte larguar. Më pas erdhën ambulanca dhe Policia”, tha ai.

    Sipas tij, konflikti kishte më shumë se një vit që kishte nisur dhe familja kishte bërë disa kallëzime ndaj autorit.

    “Është një histori e gjatë, të paktën prej më shumë se një viti. Mbesa e kishte denoncuar në Tiranë, sepse i dilte përpara dhe i zinte rrugën. Ajo mori urdhër mbrojtjeje, i cili është ende në fuqi deri në dhjetor.

    Ne u përpoqëm ta zgjidhnim me mirëkuptim, me shpresën se nuk do të kishte më probleme, por sapo doli, për rreth 40 ditë dërgonte çdo ditë mesazhe kërcënuese në forma të ndryshme”, u shpreh ai.

    Më tej, ai tha se pavarësisht kallëzimeve, autori u la i lirë nga drejtësia.

    “Mbesa, bashkë me vëllanë tim, bënë denoncim. Policia e ndaloi, Prokuroria kërkoi masën e ndalimit, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Ditën që doli, pa kaluar as një ose dy orë, kërcënimet vazhduan.

    I thashë inspektorit se ai po lëvizte lirshëm. Më tha: ‘Mbani kërcënimet dhe bëni ndonjë foto’. I thashë se nuk jam fotoreporter, por hajdeni se do e kap dhe merreni. Më tha se nuk lejohej”, rrëfeu ai.

    I pyetur për gjendjen e mbesës, ai tha se ende nuk kishte mundur të fliste me të.

    “Me mbesën, Rozalidën, ende nuk kam folur. Do të ulem ta dëgjoj, por është e traumatizuar.”

    Në fund, vëllai i viktimës shprehu zhgënjimin e tij ndaj institucioneve, duke theksuar se tragjedia mund të ishte parandaluar.

    “Ajo që kërkoj unë nuk kthehet më, por institucionet janë të buta, fasadë. Kishte mbi 40 ditë kërcënime dhe përsëri e nxorën.

    Kur një person është përsëritës, masat duhet të ashpërsohen, jo ta lëshosh. Kjo tragjedi nuk erdhi vetëm nga veprimet e një njeriu, por edhe nga dështimi për të zbatuar ligjin. Nëse shoqëria nuk reagon dhe ligjet nuk zbatohen, raste të tilla do të përsëriten”, tha ai.

    Ai kritikoi gjithashtu disa portale për mënyrën se si, sipas tij, kanë raportuar ngjarjen.

    “Jam i pakënaqur me disa portale. Nuk i kam lexuar vetë, por më kanë treguar familjarët. Po shkruajnë gjëra që nuk ekzistojnë fare. Informacionet duhet të verifikohen përpara se të publikohen.”

    Kosta Plaku humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Pas krimit, autori mori peng ish-bashkëshorten e tij, të cilën e liroi më pas pas negociatave me Policinë, ndërsa në fund i dha fund jetës.

    Refit Buzi Roskovec TRAGJEDI
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.