Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ukraina godet sërish Wildberries, një viktimë pas sulmeve me dronë në Rusi

    Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli 60-vjeçari. Pritet ekstradimi (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon në gjyq brazilianen dhe tutorin e saj

    July 22, 2026
    Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon në gjyq brazilianen dhe tutorin e saj

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim prostitucioni’ parashikuar nga neni 114, paragrafi i parë i Kodit Penal si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S. e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucioni’ parashikuar nga neni 113, paragrafi i parë i Kodit Penal.

    Hetimet mbi procedimin penal nr.121 të vitit 2026, nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, nëpërmjet së cilit kërkohej ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji.

    Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të policisë identifikuan personin që kishte pasur kontaktet e fundit me të dhe kryen një sërë veprimesh procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Gjatë hetimeve u administruan deklarime të personave të përfshirë, u kryen këqyrje të aparateve celularë, u analizuan komunikime elektronike dhe u siguruan prova të tjera materiale, nga të cilat rezultoi se shtetasja braziliane L.J.D.S. kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në muajin shtator 2025 me qëllim ushtrimin e prostitucionit, pas kontakteve të krijuara me persona që vepronin përmes platformave të komunikimit në internet.

    Në bazë të provave të administruara, pas mbërritjes në Shqipëri, e pandehura L.J.D.S.  ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lushnjë. I pandehuri S.M., pasi kishte krijuar njohje me të pandehurën në fjalë, kishte marrë pjesë aktivisht në shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke i siguruar klientë kundrejt pagesës, negociuar çmimet e shërbimeve seksuale dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

    Gjithashtu, nga komunikimet elektronike të administruara rezultoi se i pandehuri S.M. u ofronte personave të ndryshëm mundësinë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen braziliane, duke përcaktuar tarifat dhe duke organizuar takimet.

    Në vijim të hetimeve, shtetasja braziliane u gjet në një ambient banimi në fshatin Karbunarë, Bashkia Lushnjë, ku qëndronte në momentin e ndërhyrjes së Policisë Gjyqësore.

    Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që cenojnë lirinë dhe dinjitetin e personit, duke bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese vendase dhe partnerët e huaj për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    Në respekt të parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, theksohet se përgjegjësia penale e personave të akuzuar do të vlerësohet përfundimisht nga gjykata kompetente.

    Prokuroria çon në gjyq brazilianen dhe tutorin e saj Rrjet prostitucioni në Fier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ukraina godet sërish Wildberries, një viktimë pas sulmeve me dronë në Rusi

    July 22, 2026

    Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

    July 22, 2026

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli 60-vjeçari. Pritet ekstradimi (EMRI)

    July 22, 2026

    “Skifteri” shqiptar që terrorizoi jugun e Anglisë dënohet me 10 vite burg (EMRI)

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.