Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vjedhja e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e një prej arkëtareve

    July 18, 2026
    Vjedhja e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e një prej arkëtareve

    Zbardhen dëshmitë e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës dhe caktoi masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë euro.

    Në dëshminë e saj, një prej arkëtareve, emri i të cilës nuk bëhet publik, shpjegon se transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë praktikë e zakonshme prej vitesh.

    Arkëtarja thotë se “në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi.

    Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj”.

    Sipas saj, drejtoresha Elisabeta Mataj i ka thënë se sporteli ‘Nazeri’ kishte tejkaluar limitin e rrugëve të parashikuara. Për këtë arsye sipas saj transporti i parave është bërë nga vetë ajo, me urdhër verbal të drejtoreshës Elizabeta Mataj.

    Më tej ajo deklaron se ‘Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve.’

    Sipas arkëtares në fjalë, në disa raste Mataj i ka futur paratë në çantën personale dhe është larguar menjëherë nga institucioni.

    Në fillim të qershorit 2026, pas problemeve me likuidimin në ASHK, arkëtarja thekson se konstatoi në sistem se ‘disa mandate ishin prerë pa dijeninë e saj dhe njoftoi drejtoreshën.’

    Më tej arkëtarja pretendon se për disa mandate pagesash nënshkrimet e saj dhe të arkëtareve të tjera nuk ishin autentike, duke përmendur konkretisht ‘mandatet e datave 7.5.2026, 12.5.2026 dhe 21.5.2026, të cilat sipas saj kishin mbetur pa firmën e drejtoreshës.’

    Elisabeta Mataj Posta Shqiptare Durrës Vjedhja e mbi 700 mijë eurove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    July 18, 2026

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    July 18, 2026

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    July 18, 2026

    Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.