Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarm për cunami

    Ndahet nga jeta Brenda Fricker, fituesja e “Oscar” dhe aktorja e njohur e “Home Alone 2”

    Arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar i një trageti, dyshohet për transportim të pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Hovenier: Ngërçi politik po dëmton Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

    July 17, 2026

    Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaron se ngërçi politik është duke e penguar Kosovën të ecë përpara me prioritetet e saj strategjike dhe po ndikon negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

    Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Hovenier insistoi se vendi ka nevojë urgjente për institucione të qëndrueshme, duke u bërë thirrje partive politike të gjejnë kompromis për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, pezullimi i Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së është një pasojë konkrete e përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

    Për Hovenier, nëse synon ta rikthejë marrëdhënien me administratën e presidentit Donald Trump.Prishtina duhet të veprojë më shpejt në dy çështje kyçe: përfshirjen në projektet rajonale të gazit të lëngshëm natyror, LNG, dhe zgjidhjen e shqetësimeve që lidhen me komunitetin serb në koordinim me SHBA-në dhe Bashkimin Europian.

    “Vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme.Për këtë arsye, mendoj se është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen dhe të mos shpenzohet shumë kohë duke u menduar apo reflektuar, por, përkundrazi, të përpiqesh të gjesh fusha të përbashkëta bashkëpunimi dhe përparimi”, u shpreh ish ambasador i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Ai paralajmëroi se administrata amerikane pret hapa konkretë, teksa i mëshoi idesë se pa institucione funksionale Kosova do ta ketë të vështirë të avancojë në procesin e integrimit europian, dialogun me Serbinë, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë.

    Hovenier kosova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarm për cunami

    July 17, 2026

    Ndahet nga jeta Brenda Fricker, fituesja e “Oscar” dhe aktorja e njohur e “Home Alone 2”

    July 17, 2026

    Arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar i një trageti, dyshohet për transportim të pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar

    July 17, 2026

    FIFA sjell një risi historike: Kampionët e Botërorit 2026 do të shpërblehen edhe me unaza ekskluzive

    July 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.