Ka nisur Kuvendi sot në 16 korrik. Kryetari i parlamentit Niko Peleshi lexoi agjendën e ditës.
Bien në sy projekt-rezolutat për punën e disa institucioneve dhe miratimin e disa projekt-ligjeve.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla replikoi ashpër me deputetin e partisë Mundësia, Erald Kapri.
Balla tha se Kapri ka zgjedhur të bëjë karrierë në politikë në mënyrë aspak të mirë. Ai shtoi se e ka gati dosjen e Agron Shehajt.
Taulant Balla: Je një gënjeshtar. Ti Kapri ke marrë për model, modelin më të keq. Vjen këtu e bën sufletin e Gones. E nise karrieren politike me paratë e Gones, kurse tani paguhesh nga paratë e shqiptarëve si asistent i Gones. Do vijë Gones, ia kam bërë gati dosjen. Nga paratë e vilës së Gones je paguar ti.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që Komisioni për Reformën Zgjedhore të shtyjë punën në nëntor.
Ndërkaq, sot në Kuvend nuk do të jenë deputetët e PD-së, me argumentin se për sa kohë që kërkesat e qytetarëve nuk plotësohet, nuk mund të jenë në parlament. Me gjasë që edhe sot mund të ketë diskutime mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të partive të vogla.
Sot do të votohen edhe projekt-rezolutat që u diskutuan dhe të hënën, për punën e një sërë institucionesh.


