Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kush janë politikanët që morën pjesë në takimin e Arubës? Braho: Çështje në hetim, provat nuk i lëmë në gjumë

    Amnistia penale, lirohen 127 të dënuar në burgun e Lushnjes

    Sulmoi farmacisten dhe vodhi një shumë parash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, udhëzimet e trafikut merreshin nga Europa

    July 15, 2026
    Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, udhëzimet e trafikut merreshin nga Europa

    Një operacion i gjerë i koduar “Great Phoenix 43 Azkaban”, i zhvilluar nga Policia Kombëtare e Ekuadorit dhe Prokuroria me mbështetjen e Europolit, ka zbuluar aktivitetin e një rrjeti kriminal polako-shqiptar që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

    Sipas autoriteteve ekuadoriane, organizata kriminale ka qenë aktive që prej vitit 2019 dhe lidhet me sekuestrimin e të paktën 7.5 ton kokainë, e cila transportohej drejt Holandës dhe vendeve të tjera europiane. Droga fshihej në ngarkesa të ligjshme me banane, kafe, produkte deti, dru dhe mallra të konservuara, duke përdorur metodën e njohur si “blind hook”, ku pakot e kokainës futeshin fshehurazi në kontejnerë pa dijeninë e kompanive eksportuese.

    Shqiptari i dyshuar si drejtues i mafias ballkanike

    Në qendër të hetimit ndodhet një shtetas shqiptar, i identifikuar me inicialet Daci P., i cili kishte edhe kartë identiteti ekuadoriane. Sipas Policisë Kombëtare, ai konsiderohet një nga drejtuesit kryesorë të organizatës dhe përfaqësuesi i mafias ballkanike në Ekuador.

    Hetuesit thonë se shqiptari merrte udhëzime nga Europa dhe koordinonte logjistikën e trafikut të kokainës në territorin ekuadorian.

    Për të justifikuar aktivitetin e tij, Daci P. ishte regjistruar si biznesmen në sektorin e gastronomisë dhe shërbimeve ushqimore. Megjithatë, dokumentet tatimore tregojnë se ai deklaronte mesatarisht 18.630 dollarë të ardhura mujore, ndërsa paguante më pak se 50 centë TVSH në muaj, çka ka ngritur dyshime për evazion fiskal dhe pastrim parash.

    Ai rezultonte me adresë fiskale në një zonë luksoze të Samborondónit, ndërsa gjatë procesit gjyqësor mbrojtja paraqiti një tjetër banesë me kontratë qiraje verbale, e formalizuar vetëm disa orë pasi ai dhe 16 persona të tjerë u vunë nën akuzë.

    Polaku me kompani bananesh dhe armë zjarri

    Një tjetër figurë kyçe e rrjetit është shtetasi polak Jakimiec T., i arrestuar në qershor të këtij viti në provincën Santa Elena. Ai rezultonte me njoftim të kuq të Interpolit dhe kërkohej për ekstradim nga Polonia.

    Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan laptopë, telefona të koduar, tableta, kamera dhe armë zjarri. Sipas policisë, pajisjet përdoreshin për komunikime të koduara me organizatat kriminale ndërkombëtare.

    Hetimet zbuluan gjithashtu se polaku ishte aksionar në kompaninë Techpolska, e cila kishte si objekt edhe tregtinë me shumicë të bananeve, sektor që dyshohet se përdorej për të maskuar dërgesat e kokainës drejt Europës. Pavarësisht aktivitetit të deklaruar, kompania nuk raportonte të ardhura dhe nuk kishte punonjës të regjistruar.

    Lidhje me një dosje të vitit 2020

    Operacioni “Azkaban” ka rikthyer në vëmendje edhe një dosje të vitit 2020, kur në portin e Guayaquil u sekuestruan 2 ton kokainë të fshehura në 28 thasë jute.

    Në atë kohë u arrestuan disa shoferë dhe roje sigurie, por çështja u mbyll për mungesë provash. Sipas hetimit të ri, të njëjtët persona dyshohet se janë rikthyer si pjesë e rrjetit kriminal, duke ofruar mbështetje logjistike për trafikimin e drogës përmes porteve të Guayaquil dhe Puerto Bolívar.

    Autoritetet ekuadoriane theksojnë se operacioni ka zbuluar mënyrën se si mafia ballkanike, në bashkëpunim me grupe kriminale europiane dhe lokale, ka ndërtuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e kokainës drejt tregjeve europiane, duke përdorur kompani fasadë, dokumentacion të rremë dhe biznese eksporti si mbulesë për aktivitetin kriminal.

    Ekuador operacion i gjerë i koduar “Great Phoenix 43 Azkaban” Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kush janë politikanët që morën pjesë në takimin e Arubës? Braho: Çështje në hetim, provat nuk i lëmë në gjumë

    July 15, 2026

    Amnistia penale, lirohen 127 të dënuar në burgun e Lushnjes

    July 15, 2026

    Sulmoi farmacisten dhe vodhi një shumë parash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës (EMRI)

    July 15, 2026

    Lirohen 60 të dënuar në burgun e Drenovës, ish të burgosurit: Duhej! Më pret një jetë e re

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.