Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur zonën e Vorës gjatë natës. Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë, teksa ndodhej duke lëvizur në këmbë në rrugë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, shtetasi E(A). S., është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Pas marrjes së njoftimit, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për të kryer veprimet hetimore.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe zbulimin e motiveve që çuan në ekzekutimin e 50-vjeçarit.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në disa akse të zonës dhe vijojnë kontrollet për kapjen e personave të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.


