Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-ministrja britanike u gjet e vdekur, arrestohet një 26-vjeçar i dyshuar

    Kanye West sjell mijëra vizitorë në Tiranë, koncerti ndërkombëtar rrit interesin për akomodimet

    Botërori 2026/ Angli-Norvegji, përballja për një vend në gjysmëfinale – si mund të vendoset sfida

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shqipëria drejt një tjetër hapi në integrimin evropian, Rama jep lajmin: Më 14 korrik pritet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave me BE-në

    July 10, 2026

    Shqipëria pritet të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më 14 korrik, në Bruksel, do të zhvillohet Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku parashikohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

    Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili, përmes një reagimi në rrjetet sociale, njoftoi se konferenca do të mbahet në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sipas tij, ky zhvillim konfirmon vijimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe progresin e arritur në negociata.

    Në reagimin e tij, Rama ironizoi deklaratat e opozitës, e cila sipas tij kishte parashikuar bllokimin e negociatave dhe dështimin e procesit të integrimit.

    “Shqipëria nuk ndalet. Thanë negociatat u bllokuan, thanë Samiti i NATO-s u anulua, thanë qeveria u rrëzua, thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lënë, sepse puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna”, shkroi kryeministri.

    Konferenca e 14 korrikut vjen pas një serie takimesh ndërqeveritare që kanë shënuar avancimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas hapjes zyrtare të negociatave në korrik të vitit 2022, gjatë viteve 2024–2026 janë hapur të gjithë grup-kapitujt negociues.

    Në Konferencën e VIII Ndërqeveritare, të mbajtur më 26 maj 2026, Shqipëria hyri zyrtarisht në fazën e mbylljes së negociatave, pasi Bashkimi Evropian konfirmoi përmbushjen e kushteve të ndërmjetme për grup-kapitullin “Themeloret”.

    Mbyllja e tre kapitujve të parë përbën një hap të rëndësishëm në procesin e negociatave, por nuk nënkupton përfundimin e tij. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian do të realizohet vetëm pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt negociues dhe Traktati i Anëtarësimit të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

    BE Bruksel Edi rama negociatat Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-ministrja britanike u gjet e vdekur, arrestohet një 26-vjeçar i dyshuar

    July 10, 2026

    Kanye West sjell mijëra vizitorë në Tiranë, koncerti ndërkombëtar rrit interesin për akomodimet

    July 10, 2026

    Botërori 2026/ Angli-Norvegji, përballja për një vend në gjysmëfinale – si mund të vendoset sfida

    July 10, 2026

    Aksident në aksin Fier-Vlorë, plagoset pasagjeri i kamionçinës pas përplasjes me një “BMW”

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.