Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një objekt në konflikt pronësie mes Kishës Katolike dhe një familjeje

    COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë me BE-në

    Jennifer Lopez shkëlqen në Paris, magjeps me një fustan të bardhë haute couture

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

    July 10, 2026

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Colle di Val d’Elsa në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht 33-vjeçari shqiptar nga Vlora, Xhovalin Musaraj.

    Sipas mediave italiane, i riu u zhduk pasditen e së dielës, pasi u hodh për t’u larë në lumin Elsa, në zonën mes Gore Rotte dhe urës së Spugnës. Ai nuk arriti të dilte më në sipërfaqe, duke alarmuar familjarët që ndodheshin me të.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës 118, zhytësit e zjarrfikësve nga Livorno, të transportuar me helikopterin “Drago 127”, si dhe karabinierët e Poggibonsit. Pas disa orësh kërkime intensive, rreth orës 19:00, zhytësit gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

    Shkaqet e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një problem i papritur shëndetësor, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mes ajrit dhe ujit, ose nga një rrymë e fortë nënujore. Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë konfirmuar shkakun e vdekjes.

    Raportohet se, për momentin, nuk është parashikuar kryerja e autopsisë, ndërsa pritet që hetimet të mbështeten në ekzaminimin e jashtëm të trupit.

    Humbja e Xhovalin Musarajt ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti shqiptar në Itali, të cilët po përjetojnë me pikëllim këtë ngjarje tragjike.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një objekt në konflikt pronësie mes Kishës Katolike dhe një familjeje

    July 10, 2026

    COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë me BE-në

    July 10, 2026

    Jennifer Lopez shkëlqen në Paris, magjeps me një fustan të bardhë haute couture

    July 10, 2026

    Andy Burnham një hap larg Downing Street, siguron mbështetjen dërrmuese të deputetëve laburistë

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.