Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Videoja në rrjetet sociale e “fundosi”/ Policia i bllokon patentën për një vit shoferes në Divjakë, 80 mijë lekë gjobë

    Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë, një i plagosur

    Ndryshojnë uniformat e Forcave të Armatosura, qeveria miraton identitetin e ri vizual të ushtrisë shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s

    July 10, 2026
    Botërori 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s

    Franca është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit 2026. “Gjelat” mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Marokun në çerekfinale, njëjtë si gjysmëfinalja e Botërorit 2022, duke u bërë kombëtarja e parë që siguron një biletë në mesin e 4 më të mirave.

    Në Miami përfaqësuesja e drejtuar nga Deschamps pati shansin e artë të merrte epërsinë në minutën e 28, por Kylian Mbappe gaboi 11-metërshin përballë portierit Bono. Megjithatë numri 10 i Francës shleu gabimin në pjesën e dytë, duke realizuar një gol spektakolar që i dha epërsinë ‘gjelave’. Rasti do të komentohej gjatë, pasi ka dyshime se Rabiot rifitoi topin pas një prekje të topit me dorë. Theksin te ky episod e vendosi trajneri i Marokut Ouahbi, i cili nuk kishte dyshime për prekjen e topit me dorë. Ai tha se ‘nuk e di përse VAR nuk e konsideroi faull’, ndërsa shtoi se ‘disa prej futbollistëve lanë edhe lojën në pritje të vërshëllimës së arbitrit argjentinas’.

    Goli i Mbappes detyroi Marokun të hidhej në sulm, duke lënë hapësira në prapavijë. Kjo u shfrytëzua nga Dembele i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Francës. Pas ndeshjes, Mbappe i cili barazoi Messi-n në garën për golashënues, u shpreh se ‘ka ende shumë rrugë drejt trofeut’ dhe shtoi se ‘na presin ndeshje më të vështira se sa ato që kemi kaluar deri më tani’.

    Në gjysmëfinale Franca do të përballet me fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë. Ndërkohë eliminimi i Marokut ka sjellë trazira në Paris dhe Londër ku emigrantët marokenë u përplasën me policinë vendase. Në veri të Francës, fatkeqësisht një 17-vjeçare humbi jetën gjatë festimeve. Ajo kishte dalë të festonte me shoqërinë kur një kamion e aksidentoi për vdekje. Shoferi u arrestua dhe rezultoi në efektin e alkoolit.

    Botërori 2026 Francë-Marok trajneri i Marokut Ouahbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Videoja në rrjetet sociale e “fundosi”/ Policia i bllokon patentën për një vit shoferes në Divjakë, 80 mijë lekë gjobë

    July 10, 2026

    Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë, një i plagosur

    July 10, 2026

    Ndryshojnë uniformat e Forcave të Armatosura, qeveria miraton identitetin e ri vizual të ushtrisë shqiptare

    July 10, 2026

    Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim strategjik për energjinë dhe turizmin, koha e udhëtimit ulet në 40 minuta

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.