Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim strategjik për energjinë dhe turizmin, koha e udhëtimit ulet në 40 minuta

    Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ 1 muaj pas mbylljes së bordit, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

    Botërori 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me 31 vite e 4 muaj burg (EMRAT)

    July 10, 2026
    Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me 31 vite e 4 muaj burg (EMRAT)

    Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për një fraksion të dosjes ‘Revanshi’ duke dënuar me burg 5 anëtarë të grupit kriminal, mes të cilëve dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Ata janë shpallur fajtorë për kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për vrasje.

    Për Adrian Piklin, ish-efektiv i forcave speciale RENEA dhe Devis Bajramaj, dënimi i 10 viteve burg u reduktua në 6.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar shkon në 5.4 vite.

    Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit Ndreca, u dënua me 11 vite burg që me gjykim të shkurtuar shkon në 7.4 vite.

    Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

    Sipas hetimeve, në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

    Sipas SPAK, në tetor 2020 Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ua shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

    Për Albert Zajën, i hetuar në të njëjtën çështje, dosja është veçuar dhe po ndiqet në një procedim të ndarë.

    Dosja "Revanshi" GJKKO spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim strategjik për energjinë dhe turizmin, koha e udhëtimit ulet në 40 minuta

    July 10, 2026

    Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ 1 muaj pas mbylljes së bordit, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

    July 10, 2026

    Botërori 2026/ Trajneri i Marokut akuzon: Rabiot mori topin me dorë te goli i Mbappe-s

    July 10, 2026

    Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.