Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Ilir Lika, rreth 40 vjeç.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për dokumentimin e motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë, priten detaje zyrtare nga Policia lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe ecurinë e hetimeve.


