Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama për CNN Turk: Me Erdoganin kemi marrëdhënie vëllazërore, Shqipëria synon të zgjerojë bashkëpunimin me Turqinë në mbrojtje

    Xhaka para sfidës me Messin: Është privilegj ta përballësh, por Zvicra synon të bëjë histori

    Botërori 2026/ Nuk është Haaland, ish-kapiteni i Anglisë tregon sekretin për të ndalur Norvegjinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Akuza është seksiste”, Kryemadhi në GJKKO: Me Ilir Metën kam bashkëpunuar vetëm për tre kalamajtë

    July 9, 2026

    Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua këtë të enjte seanca e gjykimit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

    Kryemadhi mbërriti në ambientet e gjykatës e veshur me një bluzë me mbishkrimin “Është një ditë e mrekullueshme”, ndërsa gjatë seancës ngriti pretendime për shkelje procedurale dhe kundërshtoi provat e paraqitura nga SPAK.

    Në nisje të parashtrimeve të saj, ajo deklaroi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e ekspertimit të telefonit dhe se kjo, sipas saj, i ka cenuar të drejtën për mbrojtje.

    Monika Kryemadhi: “Zoti gjyqtar, para se të filloj me parashtrimet e mia, do të doja që SPAK të më vinte në dispozicion procesverbalet e ekspertimit të telefonit, sepse në fashikull nuk ndodhen. Kam parasysh se palët janë të barabarta në gjykim dhe këtë e kemi kërkuar në të gjitha seancat.

    Kjo do të thotë se më është mohuar e drejta për të qenë e barabartë në proces dhe për t’u mbrojtur.

    Dua të më jepet e drejta të mbrohem sipas ligjit, sepse neve nuk na është vënë në dispozicion as ekspertiza financiare, e cila na u dha vetëm në muajin gusht.

    Për të pasur një proces të rregullt duhet të kemi në dispozicion të gjitha provat. Nuk mund të na jepet sot një provë e nesër një tjetër, të nxjerra jashtë kontekstit.”

    Gjykata iu drejtua Kryemadhit duke e pyetur nëse kishte firmosur procesverbalin për marrjen e akteve.

    Gjykata: “Këtu jeni në gjykatë, procesi paraprak ka kaluar. A keni firmosur një procesverbal për marrjen e akteve?”

    Në përgjigje, Kryemadhi këmbënguli se dokumentacioni nuk ishte i plotë.

    Monika Kryemadhi: “Kam marrë gjashtë disqet, por dokumentet përkatëse nuk ekzistojnë. Madje, në diskun e tretë ka katër skedarë që nuk hapen. Këtë e kam thënë disa herë edhe gjatë gjykimit paraprak. Unë po kërkoj të di se me çfarë vendimi është ekspertuar ky telefon, mbi të cilin akuza ka ngritur akuzën. Nuk ekziston asnjë dokument ku të thuhet se cili ekspert e ka kryer ekspertimin dhe në çfarë date është bërë. Nëse është e mundur, dua të më vihet në dispozicion, sepse e gjithë akuza ndërtohet mbi këto mesazhe dhe për këtë arsye më nevojitet ky dokument.”

    Nga ana e tij, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se aktet e ekspertimit dhe procesverbalet ndodhen në fashikujt e çështjes.

    Prokurori Sotir Kllapi: “Të gjitha aktet e ekspertimit të telefonave të sekuestruar, jo vetëm të telefonit në fjalë, ndodhen në fashikullin 62, i cili i është vënë në dispozicion gjykatës. Ndërkohë, në fashikullin 63 ndodhen edhe procesverbalet e këqyrjes së tyre. Janë dy procesverbale: një i plotë dhe një i pjesshëm.”

    Pas pyetjes së Kryemadhit për mënyrën se si ishte cilësuar telefoni, prokurori u përgjigj:

    Prokurori i SPAK: “Është një iPhone. Ne nuk e dimë nëse ky telefon ka qenë apo jo në përdorim të zonjës Kryemadhi.”

    Monika Kryemadhi: “Po pse?”

    Prokurori i SPAK: “Sepse telefoni është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Nuk qëndron pretendimi se zonja Kryemadhi, duke qenë deputete, nuk mund të…”

    Edhe mbrojtja e Kryemadhit kundërshtoi procedurën e ndjekur nga organi i akuzës.

    Avokati i Monika Kryemadhit: “Duke qenë se kemi të bëjmë me një akt procedural, organi i akuzës duhej të na kishte njoftuar. Ne nuk na është dhënë mundësia të jemi të pranishëm. Nëse është kryer ky veprim procedural, përse nuk jemi njoftuar?

    Përveç faktit se në momentin kur është bërë mbyllja e hetimeve, rezulton se edhe sot, kur po flasim, ne kemi ende prova që nuk na janë vënë në dispozicion.”

    Në vijim të seancës, Kryemadhi e cilësoi akuzën e ngritur ndaj saj si “seksiste”, duke argumentuar se është paraqitur si një person i varur nga Ilir Meta.

    Monika Kryemadhi: “Akuza është shumë seksiste, sepse për çdo veprim timin, qoftë politik apo njerëzor, më ka vendosur në pozitën sikur unë të kem qenë shërbëtore.

    Rezulton sikur unë paskam qenë bashkëpunëtore me Ilir Metën për çështjen e Adrian Shatkut, ndërkohë që unë kam zero komunikime me zotin Meta për Shatkun. Në komunikime ka vetëm mesazhe të djalit tim, si: ‘Ashtu’, ‘kështu’, ‘hajde zbrit poshtë’.

    Ilir Meta ka zero komunikime për Adrian Shatkun. Ndërkohë, Edi Rama ka dhënë dy leje për Ardian Shatkun. Por ata nuk e kanë pyetur asnjëherë Ramën, nuk kanë bërë asnjë veprim për t’i thënë: ‘Hajde, zoti Rama, a të ka kërkuar Monika Kryemadhi për Shatkun?’. Atëherë, pse lidhet Ilir Meta me çështjen e Shatkut?

    Pse akuza nuk ka përfshirë komunikimet për mbarëvajtjen e çështjeve të hipotekave në Pogradec dhe Lezhë? Pse nuk e ka thirrur Taulant Ballën si dëshmitar, që të paktën të na ballafaqonte?

    Prandaj them se akuza është seksiste. Unë kam qenë një person i pavarur. Me Ilir Metën kam bashkëpunuar vetëm për tre kalamajtë. Ai e kishte mendjen te punët e Shqipërisë. Unë do t’i ndjek të gjitha procedurat.”

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama për CNN Turk: Me Erdoganin kemi marrëdhënie vëllazërore, Shqipëria synon të zgjerojë bashkëpunimin me Turqinë në mbrojtje

    July 9, 2026

    Xhaka para sfidës me Messin: Është privilegj ta përballësh, por Zvicra synon të bëjë histori

    July 9, 2026

    Botërori 2026/ Nuk është Haaland, ish-kapiteni i Anglisë tregon sekretin për të ndalur Norvegjinë

    July 9, 2026

    Partneri në Botëror, modelja angleze “i vë flakën” rrjetit me fotot nga pushimet

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.