Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhu*a ndaj 17-vjeçares në Fier, Hita: Një efektiv u përjashtua për marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat autore

    Izraeliti i ekstraduar në Gjermani, si dyshohet se ndërtoi rrjetin e Call Centerave në Shqipëri dhe mashtroi gjithë botën. Dalin emrat e bashkëpunëtorëve

    “Akuza është seksiste”, Kryemadhi në GJKKO: Me Ilir Metën kam bashkëpunuar vetëm për tre kalamajtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tre vajzat dhunuan 17-vjeçaren, nëna zbulon detajet tronditëse: Vajza shkoi në spital me shenja në trup

    July 9, 2026
    Tre vajzat dhunuan 17-vjeçaren, nëna zbulon detajet tronditëse: Vajza shkoi në spital me shenja në trup

    Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare brenda një banese në Fier kërkojnë drejtësi dhe ngrenë akuza për neglizhencë nga institucionet përgjegjëse.

    Sipas tyre, megjithëse ngjarja u denoncua menjëherë në polici, për më shumë se një muaj nuk pati asnjë reagim konkret, duke rënduar gjendjen emocionale të vajzës dhe familjes së saj.

    E mitura u paraqit fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit me hematoma dhe shenja të dukshme dhune në trup. Megjithatë, sipas familjarëve, nga spitali nuk u njoftuan organet ligjzbatuese për rastin.

    “Më merr burri në telefon dhe më thotë: ‘Goca është në spital.’ E pyeta pse ishte në spital, por ai më tha se nuk e dinte. Më vonë shkova ta merrja. Kur e pashë, kishte buzën e çarë dhe pas veshëve i kishte të zinj. E pyeta: ‘Ku je bërë kështu?’ Ajo më tha se kishte shkuar në spital, i kishin bërë mjekimin dhe më pas kishte dalë.”

    Pas denoncimit në Policinë e Fierit, 17-vjeçarja u mor në pyetje në prani të një psikologe, ndërsa efektivët dokumentuan edhe shenjat e dhunës në trupin e saj. Familjarët thonë se iu premtua se çështja do të ndiqej menjëherë, por, sipas tyre, ditët kaluan pa asnjë informacion zyrtar.

    “Vemi bashkë në polici. Ka qenë data 8 qershor. Bëmë denoncimin. Qëndruam aty rreth tre orë. Vajza foli edhe me psikologen, i morën deklarimet dhe i bënë filmime. Ajo tha: ‘Mua më ka dhunuar.’ Policia i filmoi edhe shenjat në trup, përfshirë shpinën. Në fund na thanë: ‘Shkoni në shtëpi, sepse çështja do të zgjidhet nesër.’ “Kaloi një ditë, kaluan dy ditë, por Policia e Shtetit nuk na lajmëroi për asgjë. Prisja që të na kontaktonin si prindër, por nuk morëm asnjë njoftim, absolutisht asnjë lajm.”

    Sipas nënës, edhe pse vajza deklaroi se dhuna ishte filmuar nga vetë autorët, për javë të tëra nuk u mor asnjë masë për sekuestrimin e telefonave celularë, me qëllim sigurimin e provave dhe parandalimin e publikimit të videos në rrjetet sociale.

    “Shkova në Policinë e Fierit dhe kërkova oficerin ku kisha bërë denoncimin, por më thanë se nuk ishte aty. Më thanë vetëm se provat ishin dërguar në Prokurorinë e Fierit. Kërkova të dija kush ishte prokurori që kishte marrë çështjen e vajzës sime, por më thanë se nuk e dinin. U ktheva disa herë në polici për të pyetur se çfarë ishte bërë me videon dhe me denoncimin, por nuk mora asnjë përgjigje. Ka kaluar gati një muaj nga denoncimi dhe unë nuk kam marrë asnjë zgjidhje.”

    Familjarët pretendojnë se për rreth një muaj e gjysmë nuk u kontaktuan nga policia, prokuroria apo shërbimet sociale dhe se mbështetja institucionale mungoi plotësisht.

    “Për gati një muaj e gjysmë nuk na kontaktoi askush. As policia, as prokuroria. Edhe shërbimet sociale erdhën vetëm në fund. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk morëm asnjë lloj ndihme apo komunikimi nga institucionet.”

    Nëna e 17-vjeçares thotë se reagimi i institucioneve erdhi vetëm pasi rasti u bë publik në media. Edhe sot, nga frika dhe pasiguria, vajza është strehuar te të afërmit, ndërsa familja kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, por edhe të institucioneve që, sipas tyre, nuk vepruan në kohë.

    “Sot kërkoj që drejtësia për vajzën time të vihet në vend. Sot ndodhi me vajzën time, nesër mund t’i ndodhë një fëmije tjetër. Po sikur vajza ime të kishte vdekur nga dhuna që iu ushtrua? Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi deri në fund, derisa të zbardhet e vërteta për vajzën time. Vajza ime nuk është kriminele; ajo po shkonte të ndiqte një kurs, jo të dhunohej nga tre vajza.”

    dhunuan 17-vjeçaren Fier Tre vajza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhu*a ndaj 17-vjeçares në Fier, Hita: Një efektiv u përjashtua për marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat autore

    July 9, 2026

    Izraeliti i ekstraduar në Gjermani, si dyshohet se ndërtoi rrjetin e Call Centerave në Shqipëri dhe mashtroi gjithë botën. Dalin emrat e bashkëpunëtorëve

    July 9, 2026

    “Akuza është seksiste”, Kryemadhi në GJKKO: Me Ilir Metën kam bashkëpunuar vetëm për tre kalamajtë

    July 9, 2026

    Lëvizte me pistoletë dhe granata, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal me Vlorë

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.