Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA godet sërish Iranin, bombardime pranë Ngushticës së Hormuzit

    Tragjedi në Itali, shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën nënë e bir, plagosen dy punëtorë

    “Shqipëria përmes syve të Bajronit” magjeps Londrën, kultura shqiptare shkëlqen në skenën britanike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    “Shqipëria përmes syve të Bajronit” magjeps Londrën, kultura shqiptare shkëlqen në skenën britanike

    July 8, 2026

    Me një pjesëmarrje të gjerë të publikut dhe jehonë të veçantë në komunitetin shqiptar dhe atë britanik, u zhvillua me sukses në Londër eventi kulturor “Shqipëria përmes syve të Bajronit”, një produksion etno-muzikor dhe teatror që ndërthurte historinë, poezinë, muzikën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në një rrëfim artistik me identitet të fortë kombëtar.

    E organizuar nga Empowered Women of Diaspora, Drejturar nga dy themelueset e saj Znj Ensuida Keputa dhe Znj.Alda Muskaj në partneritet me British Albanian Youth & Culture, dhe me mbështetjen kryesore të Agjencisë Kombëtare të Diasporës perfaqesuar nga Drejtoresha e pergjitheshme e saj znj Ermonela Xhafa , si dhe suportin e MEPJ per sigurimin e vizave ky projekt historik solli për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, institucionin më të lartë artistik shtetëror në fushën e trashëgimisë muzikore, koreografike dhe skenike shqiptare.

    Produksioni u realizua nën drejtimin artistik të Mjeshtrit të Madh, z. Sokol Marsi, Drejtor Artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, kontributi i të cilit ishte vendimtar në krijimin e një shfaqjeje me standarde të larta profesionale dhe në prezantimin dinjitoz të trashëgimisë kulturore shqiptare në një nga skenat më të rëndësishme ndërkombëtare. Koreografia u realizua nga z. Genc Kastrati, i cili solli në skenë autenticitetin, elegancën dhe energjinë e valleve tradicionale shqiptare, duke dëshmuar nivelin e lartë artistik të Ansamblit.

    Realizimi i kësaj nisme nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen institucionale të Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), z. Aulon Naçi, i cili përkrahu këtë bashkëpunim dhe kontribuoi në realizimin e një projekti me rëndësi të veçantë artistike dhe kulturore.

    I frymëzuar nga poema Childe Harold’s Pilgrimage, produksioni e prezantoi Shqipërinë përmes këndvështrimit poetik të Lord Bajronit, duke ndërthurur historinë, letërsinë, muzikën dhe vallen shqiptare në një udhëtim artistik që përcolli vlerat e lirisë, nderit, mikpritjes shqiptare dhe figurës së gruas shqiptare si shtyllë e familjes, traditës dhe identitetit kombëtar.

    Një dimension të veçantë artistik i dha interpretimi i autorit dhe aktorit britaniko-kosovar Robert Wilton, në rolin e Lord Bajronit. Përfshirja e tij në projekt erdhi me sugjerimin e ish-Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Hungari, znj. Mira Hoxha, e cila mbështeti iniciativën që në fazën e konceptimit dhe besoi në vizionin e projektit. Interpretimi i Robert Wilton u shndërrua në një nga momentet më emocionuese dhe më të vlerësuara të mbrëmjes, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun dhe duke pasuruar rrëfimin artistik të produksionit.

    Mbrëmja, e moderuar me elegance , nga Moderatorja Suela Demiri, u pasurua më tej nga interpretimet muzikore të tenorit Aranit Hoxha dhe solistes Denisa Gjezo, të cilët sollën në skenë repertor të zgjedhur shqiptar, duke përcjellë emocion, elegancë dhe shpirtin e muzikës tradicionale shqiptare.

    Po aq mbresëlënëse ishte edhe performanca e trupës së baletit dhe artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilët me profesionalizëm, energji dhe interpretim skenik të jashtëzakonshëm dëshmuan vitalitetin, talentin dhe nivelin e lartë artistik të brezit të ri shqiptar. Përmes performancave të tyre, ata promovuan jo vetëm bukurinë e folklorit shqiptar, por edhe potencialin e kulturës shqiptare për t’u prezantuar me dinjitet në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.

    Atmosfera në sallë u karakterizua nga emocione të forta dhe duartrokitje të gjata, ndërsa publiku ndoqi me vëmendje çdo moment të shfaqjes. Artistët u vlerësuan për cilësinë e interpretimit dhe mesazhin kulturor që përcollën, ndërsa shumë prej të pranishmëve e cilësuan këtë si një nga mbrëmjet më përfaqësuese të kulturës shqiptare të organizuara në Londër.

    Përtej shfaqjes artistike, programi përfshiu edhe një workshop të dedikuar valleve popullore shqiptare, të drejtuar nga koreografi Genc Kastrati, i cili ngjalli interes të madh si te pjesëmarrësit shqiptarë, ashtu edhe te publiku britanik. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin nga afër me ritmet, teknikat dhe traditat e valleve shqiptare, duke marrë pjesë aktivisht në këtë përvojë unike kulturore.

    Një tjetër moment tjeter ishte sfilata me veshje tradicionale shqiptare, ku morën pjesë dymbëdhjetë vajza shqiptare që jetojnë në Londër. Falë kostumeve tradicionale të siguruara nga Tradita.AL, publiku pati mundësinë të admirojë larminë, elegancën dhe pasurinë e kostumeve popullore nga treva të ndryshme shqiptare, duke zbuluar një tjetër dimension të trashëgimisë sonë kulturore.

    Ky projekt shërbeu si një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke promovuar identitetin shqiptar përmes artit dhe duke afruar publikun ndërkombëtar me historinë, folklorin dhe traditat shqiptare.

    “Shqipëria përmes syve të Bajronit” u vlerësua si një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore shqiptare të zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë një mbresë të thellë artistike, kulturore dhe diplomatike dhe duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA godet sërish Iranin, bombardime pranë Ngushticës së Hormuzit

    July 8, 2026

    Tragjedi në Itali, shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën nënë e bir, plagosen dy punëtorë

    July 8, 2026

    “Shqipëria përmes syve të Bajronit” magjeps Londrën, kultura shqiptare shkëlqen në skenën britanike

    July 8, 2026

    Zjarr në Kuzum Babë të Vlorës, zjarrfikësit luftojnë me flakët pranë banesave

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.