Lionel Messi vazhdon të thyejë kufijtë e historisë së futbollit. Me golin e shënuar ndaj Egjiptit në Kupën e Botës 2026, kapiteni i Argjentinës është bërë futbollisti i parë që realizon gol në gjashtë ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt në historinë e Botërorit.
Seria e jashtëzakonshme e Messit nisi në Botërorin e vitit 2022 në Katar, ku ai shënoi ndaj Australisë, Holandës, Kroacisë dhe Francës në finale. Rekordi u zgjerua në edicionin e vitit 2026 me golat kundër Kepit të Gjelbër dhe Egjiptit.
Ndeshjet në të cilat Messi ka gjetur rrugën e rrjetës janë:
- Australia (Botërori 2022)
- Holanda (Botërori 2022)
- Kroacia (Botërori 2022)
- Franca – finalja e Botërorit 2022
- Kepi i Gjelbër (Botërori 2026)
- Egjipti (Botërori 2026)
Me këtë arritje historike, Messi lë pas rekordin e mëparshëm prej pesë ndeshjesh radhazi, të mbajtur nga braziliani Leónidas, hungarezi György Sárosi dhe braziliani Vavá.
Në moshën 39-vjeçare, legjenda argjentinase vazhdon të shkruajë histori, duke shtuar një tjetër rekord unik në karrierën e tij dhe duke forcuar edhe më shumë statusin si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.


