Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar që tronditi Suedinë, hetimet përqendrohen te ekzekutimi i planifikuar

    Valë e re e të nxehtit në Evropë, OBSH paralajmëron: Javët në vijim mund të jenë më vdekjeprurëset

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të dro*ës, dokumentohen tre episode me mbi 2.4 tonë të sekuestruar

    July 7, 2026

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e shtetasit shqiptar Emiljan Burba, i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Sipas SPAK, hetimet për procedimin penal, të regjistruar në janar të vitit 2024, janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Policinë Kriminale, si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

    Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

    Një pjesë e provave është siguruar përmes analizës së komunikimeve të zhvilluara në platformën Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

    Sipas dosjes hetimore, janë dokumentuar tre raste të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës:

    • Më 3 nëntor 2020, autoritetet e Malit të Zi sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë.
    • Më 26 janar 2021, autoritetet turke bllokuan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.
    • Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, ngarkesë që kishte mbërritur nga Ekuadori.

    Në total, bëhet fjalë për 2,433 kilogramë lëndë narkotike, ose mbi 2.4 ton drogë të sekuestruar në tre episode të dokumentuara.

    Nga analiza e provave të administruara është bërë i mundur identifikimi fillestar i 14 personave nën hetim, të proceduar më parë në kuadër të këtij procedimi penal: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S. (alias X.), A. N. (alias L. S.), H. S. (alias X., alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B. Ndaj tyre janë caktuar masa të sigurimit personal, pasi dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.

    Hetimet e mëtejshme çuan në identifikimin e Emiljan Burbës, i cili, sipas SPAK, ka pasur rol drejtues, veçanërisht në organizimin e trafikut të drogës drejt Turqisë.

    Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 3 korrik 2026, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila u ekzekutua më 6 korrik nga strukturat e Policisë së Shtetit.

    Burba akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

    SPAK bën të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e rolit të personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës.

    spak trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar që tronditi Suedinë, hetimet përqendrohen te ekzekutimi i planifikuar

    July 7, 2026

    Valë e re e të nxehtit në Evropë, OBSH paralajmëron: Javët në vijim mund të jenë më vdekjeprurëset

    July 7, 2026

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    July 7, 2026

    Trump për Melonin: Më pëlqen, është një person i mirë

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.