Falorin Balogun është bërë temë kryesore aktualisht në botën e futbollit. FIFA vendosi në mënyrë të paprecedentë që t’i hiqte kartonin e kuq, pikërisht sulmuesit të SHBA. Megjithatë, ndeshja SHBA-Belgjikë mbetet në rrezik për sulmuesin.
Balogun u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bosnjës. Rrjedhimisht duhet të mungonte ndaj Belgjikës, nëse nuk do të ishte për vendimin që u zyrtarizua dje nga FIFA.
Reagimet kundër ishin të shumta për rastin në fjalë. Vetë federata e Belgjikës dhe UEFA e konsiderojnë të padrejtë. Federata e Belgjikës ndërkohë ka apeluar vendimin për të pezulluar kartonin e kuq.
Përfaqësues të Amerikës dhe Belgjikës do të dëgjohen në apel. Nuk ka garanci që vendimi do të merret përpara ndeshjes SHBA-Belgjikë, që do të luhet nesër prej orës 02:00. FIFA po përballet kështu me rastin e paprecedentë, të cilin e krijoi vetë.


