Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti i WSJ: Kush e bindi Trump të telefononte Infantinon për kartonin e kuq të Balogun

    Portugali-Spanjë/ CR7 kundër Yamal, sfida e gjeneratave

    Ndeshja e Botërorit në rrezik, FIFA përballet me rastin e paprecedentë pas vendimit të Belgjikës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për paraburgimin e Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim

    July 6, 2026

    Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për vazhdimin e paraburgimit të tij dhe duke e kthyer dosjen për rishqyrtim.

    Sipas vendimit të Kushtetueses, Gjykata e Lartë nuk ka kryer një shqyrtim të plotë kushtetues mbi nevojën dhe proporcionalitetin e masës së sigurisë, nuk ka vlerësuar alternativa më pak kufizuese dhe nuk ka analizuar ndikimin që paraburgimi ka në ushtrimin e mandatit të një kryebashkiaku të zgjedhur me votë.

    Gjykata vlerësoi gjithashtu se nuk janë trajtuar në mënyrë të plotë pretendimet kushtetuese të paraqitura nga mbrojtja lidhur me procesin gjyqësor.

    Në vendim përfshihet edhe një mendim paralel i një prej gjyqtarëve kushtetues, i cili argumenton se provat e paraqitura nuk arrijnë standardin kushtetues të “dyshimit të arsyeshëm” për të justifikuar paraburgimin. Sipas këtij gjyqtari, faktet e paraqitura nga prokuroria lidhen me ushtrimin normal të detyrës së kryebashkiakut dhe nuk do të bindnin një vëzhgues objektiv për ekzistencën e veprave penale të pretenduara.

    Në opinionet shoqëruese janë ngritur gjithashtu shqetësime për mënyrën e trajtimit të Veliajt gjatë proceseve gjyqësore, duke përfshirë përdorimin e kafazit prej xhami në sallën e gjyqit, kufizimet në komunikimin me mbrojtësit dhe nevojën për mbrojtjen e prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për një mbrojtje efektive.

    Pas publikimit të vendimit, këshilltarët ligjorë ndërkombëtarë të Veliajt, firmat Kasowitz dhe Mishcon de Reya, kërkuan zbatimin e shpejtë të tij. Në një deklaratë, partneri i Kasowitz, Daniel J. Fetterman, e cilësoi vendimin si një riafirmim të rëndësishëm të parimeve kushtetuese dhe shprehu pritshmërinë që, pas rishqyrtimit nga Gjykata e Lartë, të arrihet në përfundimin se vazhdimi i paraburgimit nuk mund të justifikohet nga pikëpamja kushtetuese.

    Fetterman deklaroi gjithashtu se çështja ngre shqetësime më të gjera mbi respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se zbatimi i garancive kushtetuese është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut te drejtësia.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti i WSJ: Kush e bindi Trump të telefononte Infantinon për kartonin e kuq të Balogun

    July 6, 2026

    Portugali-Spanjë/ CR7 kundër Yamal, sfida e gjeneratave

    July 6, 2026

    Ndeshja e Botërorit në rrezik, FIFA përballet me rastin e paprecedentë pas vendimit të Belgjikës

    July 6, 2026

    Portugali-Spanjë/ Rodri flet para finales së parakohshme: Fitojmë ne, më të mirët e botës

    July 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.