Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Menaxheri i një banke përvetësoi 45 mijë dollarë duke i zëvendësuar me para me personazhe të kartonave

    Balla: Gjatë pesë muajve të parë të vitit janë hapur 10 mijë biznese të reja në Shqipëri

    Ilaçi eksperimental për zemrën jep shpresë edhe për rigjenerimin e veshkave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA shënon 250-vjetorin e Pavarësisë, Vance: Përballemi me të ardhmen pa frikë

    July 4, 2026

    Shtetet e Bashkuara festojnë sot 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me aktivitete dhe ceremoni të organizuara në mbarë vendin për të përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë amerikane.

    Në Uashington DC, festimet përfshijnë fishekzjarrë, fluturime të avionëve luftarakë dhe një tubim të presidentit Donald Trump, ndërsa në qytete si Nju Jorku, Filadelfia dhe Los Anxhelosi janë planifikuar koncerte dhe aktivitete festive me pjesëmarrjen e artistëve të njohur.

    Mesazhin e parë me rastin e kësaj dite e përcolli zëvendëspresidenti JD Vance, i cili gjatë një fjalimi në Nju Jork falënderoi presidentin Donald Trump dhe vlerësoi historinë e vendit.

    “Sot festojmë 250 vjet Amerikë, duke u përballur me të ardhmen pa frikë. Festojmë 250 vjet duke treguar se çfarë mund të arrijë një popull i lirë”, deklaroi Vance para marinarëve, efektivëve të policisë, punonjësve të shërbimeve të emergjencës dhe përfaqësuesve të marinave nga vende të ndryshme.

    Në fjalën e tij, ai lexoi edhe një pjesë nga Deklarata e Pavarësisë, ku thuhet se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme, mes tyre jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

    Megjithatë, festimet në disa zona janë ndikuar nga kushtet atmosferike. Autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar temperatura shumë të larta dhe stuhi në pjesë të lindjes dhe qendrës së SHBA-së, duke detyruar anulimin ose shtyrjen e disa aktiviteteve të planifikuara.

    Një ditë më parë, gjatë një fjalimi në malin Rushmore, presidenti Donald Trump e cilësoi 250-vjetorin e Pavarësisë si “një nga ditët më të jashtëzakonshme në historinë e botës”, ndërsa deklaroi se identiteti amerikan po përballet me sfida të reja dhe bëri thirrje për mbrojtjen e vlerave të vendit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Menaxheri i një banke përvetësoi 45 mijë dollarë duke i zëvendësuar me para me personazhe të kartonave

    July 4, 2026

    Balla: Gjatë pesë muajve të parë të vitit janë hapur 10 mijë biznese të reja në Shqipëri

    July 4, 2026

    Ilaçi eksperimental për zemrën jep shpresë edhe për rigjenerimin e veshkave

    July 4, 2026

    Vapa ekstreme në SHBA, ndryshojnë festimet e Ditës së Pavarësisë në disa qytete

    July 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.