Lionel Messi u bë protagonist jo vetëm me paraqitjen e tij në fitoren 3-2 të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër, por edhe me një koment me nota humori pas përfundimit të ndeshjes.
Kapiteni argjentinas, i cili shënoi një nga golat në suksesin e ekipit të tij pas kohës shtesë, tregoi se lojtarët kundërshtarë iu afruan pas sfidës për të bërë fotografi dhe për t’i kërkuar fanellën.
“Po ma kërkojnë edhe fanellën, por gjatë ndeshjes nuk pushuan së më godituri”, u shpreh Messi me buzëqeshje, teksa po firmoste autografe për tifozët.
Deklarata e tij u prit me të qeshura, ndërsa vetë sulmuesi e bëri të qartë se e tha me shaka, duke vlerësuar njëkohësisht paraqitjen e skuadrës së Kepit të Gjelbër dhe veçanërisht portierin Vozinha, i cili zhvilloi një ndeshje të mirë.
Me këtë fitore, Argjentina siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me Egjiptin në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut.
🎙 Matías Palacios: “Look how those who made you suffer are waiting for you; those because of whom you suffered are now taking photos and want your autograph…”
— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) July 4, 2026
🇦🇷 Leo Messi: “They asked me for my jersey too, but inside the pitch they keep kicking me 😂”pic.twitter.com/gYMZrYXrKm


