Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në Facebook ku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së tyre.
Kreu i qeverisë e cilëson këtë ditë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke u fokusuar te Statuja e Lirisë dhe rëndësia që ky simbol ka për popullin shqiptar.
Në postimin e tij, Rama shkruan:
“Mirëmëngjes, dhe me 4 Korrikun e Amerikës së mishëruar në Statujën e Lirisë, që është edhe një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”


