Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Hakmarrje! Hakmarrje!” Irani shpërthen në thirrje gjatë nisjes së funeralit të Khameneit

    Homazh prekës në Lampedusa, lutje mes varreve të emigrantëve në Mesdhe

    Alarm në Shëngjin: Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump sulmon “komunistët” në çeljen e festimeve të 250-vjetorit të SHBA-së

    July 4, 2026

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hapi fundjavën e festimeve për 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit me një fjalim të mbajtur të premten në mbrëmje në Mount Rushmore, në Dakotën e Jugut. Gjatë fjalës së tij, ai sulmoi ashpër atë që e cilësoi si “kërcënimin e rikthyer komunist” në Amerikë, duke deklaruar se mbështetësit e kësaj ideologjie janë “armiqtë e 4 Korrikut 1776”.

    Trump foli për rreth 30 minuta në monumentin e njohur kombëtar, një nga ndalesat e turit të tij kushtuar përvjetorit historik të Deklaratës së Pavarësisë nga Britania e Madhe.

    I pritur me brohoritjet “USA! USA!” dhe me një fluturim demonstrues të avionëve luftarakë F-16 mbi vendin e ceremonisë, presidenti vlerësoi katër presidentët amerikanë, portretet e të cilëve janë skalitur në malin Mount Rushmore, George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

    “Ata ishin burra plot ambicie, guxim dhe fat, njerëz me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mbi të gjitha, ishin figura të mëdha të historisë”, tha Trump, i cili edhe më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë edhe portreti i tij të gdhendet në Mount Rushmore.

    Presidenti u shpreh se madhështia e Shteteve të Bashkuara mbështetet jo vetëm te Kushtetuta, por edhe te kultura dhe identiteti kombëtar. Ai kritikoi përpjekjet që, sipas tij, synojnë t’u imponojnë amerikanëve të shkëputen nga historia e tyre dhe premtoi se “do t’ia rikthejë vendit identitetin e vet”.

    Megjithatë, shumë shpejt fjalimi mori një ton të fortë politik, duke u larguar nga mesazhet bashkuese që zakonisht mbahen në përvjetorë kombëtarë.

    Katër muaj para zgjedhjeve afatmesme për Kongresin, Trump përsëriti një nga temat që ka theksuar vazhdimisht javët e fundit, akuzën se demokratët progresistë po përhapin ide komuniste që përbëjnë një kërcënim ekzistencial për Shtetet e Bashkuara.

    Ai foli vetëm pak orë pasi Zohran Mamdani, kryetari i bashkisë së New York-ut dhe një socialist demokratik, mbajti një fjalim në mbështetje të emigrantëve, i konsideruar gjerësisht si një kundërpërgjigje ndaj Trump-it dhe lëvizjes së tij “Make America Great Again”.

    Trump e lidhi retorikën e tij kundër komunizmit edhe me emigracionin, duke pretenduar se identiteti amerikan po përballet me një “sulm të ri” nga ideologjia komuniste dhe nga emigrantë që, sipas tij, përqafojnë vlera të papajtueshme me mënyrën amerikane të jetesës. Ai e cilësoi komunizmin si kërcënimin më të madh për lirinë amerikane, madje më të rrezikshëm se dy luftërat botërore apo sulmet e 11 shtatorit, duke deklaruar se “mund të jesh komunist ose patriot, por jo të dyja”.

    Presidenti sulmoi gjithashtu interpretimet progresiste të historisë amerikane, duke akuzuar kundërshtarët se po baltosin trashëgiminë e vendit dhe po u mësojnë fëmijëve se Amerika është ndërtuar mbi padrejtësi. Ai premtoi se do ta “mposhtë komunizmin”, do të dëbojë ata që, sipas tij, e mbështesin këtë ideologji dhe u bëri thirrje republikanëve të miratojnë ligjin “Save America Act”, për të cilin tha se do të garantonte fitore të vazhdueshme zgjedhore për partinë e tij.

    donald trump fjalim komunistet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Hakmarrje! Hakmarrje!” Irani shpërthen në thirrje gjatë nisjes së funeralit të Khameneit

    July 4, 2026

    Homazh prekës në Lampedusa, lutje mes varreve të emigrantëve në Mesdhe

    July 4, 2026

    Alarm në Shëngjin: Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve

    July 4, 2026

    Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, radhë të gjata në Morinë

    July 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.