Fundjava nis me mot tipik veror, ku në pjesën më të madhe të vendit orët e paradites do të shoqërohen me diell dhe kthjellime. Megjithatë, gjatë ditës kushtet atmosferike do të ndryshojnë, duke sjellë paqëndrueshmëri në disa rajone.
Meteorologët parashikojnë se nga mesdita e në vijim do të ketë zhvillim të vranësirave, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes priten reshje lokale në formën e rrebesheve. Këto reshje mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike, ndërsa në zona të veçanta nuk përjashtohet edhe rënia e breshërit.
Në mbrëmje moti do të vijë drejt përmirësimit, me largimin gradual të vranësirave dhe rikthimin e kthjellimeve në shumicën e territorit. Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat minimale që pritet të shënojnë 17°C dhe ato maksimale deri në 34°C.
Edhe era do të jetë e pranishme gjatë ditës, me drejtim nga verilindja drejt veriperëndimit dhe shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në bregdet dhe në zonat luginore ajo pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 metra në sekondë


