Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme malin e Shëngjinit, në zonën pranë rrugës kryesore të lagjes Sake, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e bimësisë së dendur dhe të tharë në zonë, çka ka favorizuar intensifikimin e zjarrit në terren.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore, ndërsa qarkullimi i automjeteve në zonë vijon normalisht.


