Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e kësaj sëmundjeje, ekspertët: Mos i neglizhoni simptomat

    Gazetarja e rrëmbyer në Meksikë gjendet e vdekur, hetimet çojnë në arrestime

    Merz: Gjermania nuk ka nevojë të justifikohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kush janë protestuesit që dëgjon Spiropali? Foto me supermashtruesin ? Pikëpyetjet që ngrihen

    July 3, 2026

    Pasi deklaroi se protestuesit që rrahin policë duhen dëgjuar me vëmendje nga Kuvendi dhe se ajo vetë po punon për platformën e “Shqipërisë së Re”, duket se Elisa Spiropali i ka hyrë punës në terren. Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se Spiropali, këto ditë, nuk i është frikësuar as të nxehtit, por ka nisur takimet në kafene me “protestuesit”. Por personi me të cilin po diskuton Elisa Spiropali nuk është dosido.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai është super-mashtruesi Indrit Aliu, i cili, me gjasë, mund të jetë edhe financues i protestave të fundit.

    Indrit Aliu, ose Kolleshi, që shihet me Elisa Spiropalin në një bisedë interesante në këtë foto, pavarësisht se ka ndryshuar emrin në një procedurë të dyshimtë dhe sot quhet David Isaac, mbetet një person me disa vite burg në kurriz dhe me dhjetëra dosje penale për mashtrim e vjedhje. Por ajo çka ngre pikëpyetje të mëdha sot është sesi Elisa Spiropali gjendet gjithmonë e implikuar me personazhe të botës së krimit. Një tërheqje magnetike kjo e kësaj politikaneje, që nuk resht së dhëni leksione për demokracinë, Shqipërinë e Re etj.

    Duket se Elisa Spiropali po shkruan platformën që ka premtuar me ndihmën e Indrit Aliut – Kolleshi, ose alias David Isaac, i cili, për të fshehur gjurmët, ka ndryshuar emrin dhe është bërë izraelit. Madje, madje, president i një sinagoge në Sauk.

    Kujtojmë se Indrit Aliu (Kolleshi) është arrestuar në vitin 2023, pasi mashtronte biznesmenë duke u prezantuar si zyrtar i lartë dhe u premtonte se do t’u siguronte tendera, licenca dhe zgjidhje pranë institucioneve shtetërore në këmbim të parave.

    Mishërim i shprehjes “vesi del me shpirtin”, Aliu ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ai është arrestuar në vitin 2009 në Greqi, pas kallëzimeve të shumta nga biznesmenë që pretendonin se u kishte zhvatur rreth 4 milionë euro. Si rrjedhojë, ai u ekstradua në Shqipëri, ku u dënua me burg në vitin 2011.
    Aliu shquhet se ka gënjyer për moshën, identitetin dhe lidhjet e tij, duke marrë në qafë shumë persona publikë, por edhe duke iu afruar shumë të tjerëve me rëndësi në sferën publike e politike.

    Mirëpo, sot pyetja është nëse Spiropali po i kërkon financim për protestën “Shqipëria e Re” apo po i propozon që ta shkruajnë bashkë platformën. Marrë nga Alb Times

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e kësaj sëmundjeje, ekspertët: Mos i neglizhoni simptomat

    July 3, 2026

    Gazetarja e rrëmbyer në Meksikë gjendet e vdekur, hetimet çojnë në arrestime

    July 3, 2026

    Merz: Gjermania nuk ka nevojë të justifikohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

    July 3, 2026

    Zjarr në malin e Shëngjinit, angazhohen zjarrfikësit për vënien nën kontroll të flakëve

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.