Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gazetarja e rrëmbyer në Meksikë gjendet e vdekur, hetimet çojnë në arrestime

    Merz: Gjermania nuk ka nevojë të justifikohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

    Zjarr në malin e Shëngjinit, angazhohen zjarrfikësit për vënien nën kontroll të flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kaja Kallas: Shqipëria dhe Mali i Zi janë gati për hapat e radhës drejt anëtarësimit në BE

    July 3, 2026

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke veçuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vende për të cilat Bashkimi Evropian ka kapacitet të plotë për t’i pranuar.

    Në një intervistë për një agjenci boshnjake të lajmeve, Kallas u shpreh se zgjerimi i BE-së mbetet një prioritet strategjik dhe se ritmi i këtij procesi pritet të përshpejtohet në vitet në vijim.

    Sipas saj, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë Bashkimit Evropian, pasi kontribuon në stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen e përbashkët të rajonit.

    “Zgjerimi nuk është një lojë me fitues dhe humbës. Ose të gjithë janë pjesë e tij, ose askush. Nëse marrim si shembull Malin e Zi ose Shqipërinë, ato janë vende që Bashkimi Evropian ka kapacitetin t’i mirëpresë. Është gjithashtu e qartë se është në interesin tonë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ky është gjithmonë një proces i dyanshëm”, deklaroi Kallas.

    Komentet e shefes së diplomacisë evropiane vijnë në një periudhë kur procesi i zgjerimit të BE-së ka marrë një vëmendje të shtuar, ndërsa vendet kandidate vijojnë reformat e kërkuara për avancimin në rrugën drejt anëtarësimit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gazetarja e rrëmbyer në Meksikë gjendet e vdekur, hetimet çojnë në arrestime

    July 3, 2026

    Merz: Gjermania nuk ka nevojë të justifikohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

    July 3, 2026

    Zjarr në malin e Shëngjinit, angazhohen zjarrfikësit për vënien nën kontroll të flakëve

    July 3, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit përfshin SHBA-në në prag të 4 korrikut

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.