Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vite burg Ekrem Bajroviqin për krime lufte në Kosovë

    Jurgen Klopp pranë rikthimit në stol, Federata e sheh si pasuesin e Nagelsmann te Gjermania

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt një protokolli të ri doganor, synohet lehtësimi i kalimeve kufitare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Do të formojmë pilotët dhe kontrollorët e së ardhmes sipas standardeve të NATO-s

    July 3, 2026

    Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas u inaugurua këtë të premte Shkolla Kombëtare e Fluturimit, një investim që synon të forcojë kapacitetet e Forcës Ajrore dhe të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

    Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues të vendeve partnere dhe 25 kandidatët e parë që do të ndjekin programin e formimit.

    Gjatë fjalës së tij, ministri Ermal Nufi u shpreh se krijimi i kësaj shkolle përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve të reja për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

    “Me këtë investim nuk po inaugurojmë vetëm një institucion arsimor, por po ndërtojmë një kapacitet strategjik që do të kontribuojë në zhvillimin e Forcës Ajrore dhe të burimeve njerëzore të saj”, tha ai.

    Sipas ministrit, shkolla do të ofrojë trajnim për pilotë dhe kontrollorë fluturimi sipas metodologjive dhe standardeve të aleatëve të NATO-s, duke kombinuar teknologjinë bashkëkohore me programet më të avancuara të formimit profesional.

    Nufi vlerësoi gjithashtu rëndësinë e dy helikopterëve të rinj Bell 505, të cilët tashmë janë pjesë e flotës së Forcës Ajrore dhe do të shërbejnë si mjete kryesore për trajnimin praktik të pilotëve të rinj.

    Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, teknologji dhe zhvillimin e personelit janë pjesë e një strategjie afatgjatë për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit dhe për ta bërë Shqipërinë një aleate gjithnjë e më të besueshme në kuadër të NATO-s.

    Shkolla e re e Fluturimit e nis aktivitetin me 25 kursantët e parë, ndërsa plani parashikon formimin e pesë pilotëve të rinj çdo vit përgjatë pesë viteve të ardhshme. Krahas tyre, do të trajnohet edhe personeli teknik që do të merret me mirëmbajtjen e helikopterëve mësimorë Bell 505.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vite burg Ekrem Bajroviqin për krime lufte në Kosovë

    July 3, 2026

    Jurgen Klopp pranë rikthimit në stol, Federata e sheh si pasuesin e Nagelsmann te Gjermania

    July 3, 2026

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt një protokolli të ri doganor, synohet lehtësimi i kalimeve kufitare

    July 3, 2026

    Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i kërkuar për mashtrim financiar me Call Center

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.