Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin

    Qeveria Kurti mbyll fabrikën më të madhe të qumështit në Kosovë, mediat e pronarëve kritikë të kryeministrit

    “Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish për protestat dhe tregon historinë me një person të afërt

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Protesta e dhunshme te Kuvendi/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim

    July 3, 2026
    Protesta e dhunshme te Kuvendi/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim

    Pas akteve të dhunës te regjistruara para ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, 19 persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Përveç prishjes së rendit, bllokim të rrugëve e shkatërrim të pronës, këta protestues kanë qëlluar me gurë efektivë të Policisë së Shtetit e me vezë deputetë të Kuvendit.

    Mes të arrestuarve është dhe një prej organizatorëve, Gentjan Progni si dhe protestuesit Arbër Lleshaj, për shkak se ka goditur dhe një gazetar gjatë detyrës.

    Protestuesit u mblodhën përpara hyrjes kryesore të Parlamentit para nisjes së seancës me qëllim pritjen e deputetëve me thirrjet ‘Nuk na përfaqësoni’, ‘Deputetë të shitur’. Seanca dje u bojkotua nga deputetët e PD, ndërsa socialistët “u rrethuan” brenda në Kuvend, pasi protestuesit bllokuan daljet në pritje për t’i qëlluar me vezë.

    Pas ikjes së deputetëve, revolta vijoji me policinë, të cilët u qëlluan me gurë. 15 prej tyre përfunduan në spital me dëmtime për shkak të goditjeve. Protestuesit shkulën pllaka guri nga trotuaret për t’i hedhur në drejtim të efektivëve, hoqën hekurat rrethues si dhe shkatërruan dhe një automjet të policsë.

    Emrat e personave të arrestuar

    1.Kujtim Pervataj

    2.Romario Dushi

    3.Ardit Ymaj

    4.Niko Qarkaj

    5.Ylli Shima

    6.Ervis Gjoni

    7.Frrok Bardhi

    8.Rezart Pirani

    9.Admir Tershalla

    10.Alban Nikolli

    11.Elvis Bici

    12.Altin Hila

    13.Ervin Gega

    14.Arben Lleshaj

    15.Everes Bardhi

    16.Besard Kajmi

    17.Aristotel Elezaj

    18.Gentjan Progni

    19.Durim Bami

    Njoftimi i policisë

    Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    -B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

    Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar. 

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

    12 nën hetim 19 të arrestuar Gurë drejt policëve Protesta e dhunshme te Kuvendi vezë drejt deputetëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin

    July 3, 2026

    Qeveria Kurti mbyll fabrikën më të madhe të qumështit në Kosovë, mediat e pronarëve kritikë të kryeministrit

    July 3, 2026

    “Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish për protestat dhe tregon historinë me një person të afërt

    July 3, 2026

    Mesatarja për mësuesinë mbetet 7.5, qeveria riorganizon kriteret e pranimit në universitete

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.