Në garën për përbërjen e re të kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë jashtë më shumë se gjysmën e anëtarëve të mëparshëm, përfshirë disa nga figurat që e mbështetën në periudhën e “Foltores” dhe Rithemelimit.
Nga 17 anëtarët e kryesisë së dalë në katër vitet e fundit, 9 prej tyre nuk janë rikandiduar për forumet drejtuese të reja të partisë që po formohen nga Këshilli Kombëtar.
Mes emrave që mbeten jashtë janë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe deputetët dhe figurat e njohura të PD-së Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.
Emrat që mbeten jashtë kryesisë së re:
- Aldo Bumçi
- Bardh Spahia
- Eno Bozdo
- Fatbardha Kadiu
- Florion Mima
- Ina Zhupa
- Jozefina Topalli
- Sorina Koti
Lëvizja vjen në kuadër të rikonfigurimit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, pas zhvillimeve të fundit brenda kampit opozitar.


