Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët, ku vetëm deri në orën 16:00 të ditës së parë, 33 119 përfitues kanë tërhequr shumën prej 5 000 lekësh.
Sipas ministres, bonusi po shpërndahet në të njëjtën kohë me pensionin mujor dhe do të përfitohet nga rreth 777 200 pensionistë dhe përfitues të skemave të ndryshme të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.
Ibrahimaj theksoi se ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, në kuadër të politikave për mbështetjen e shtresës së pensionistëve dhe ndarjen e përfitimeve nga rritja ekonomike.
Sipas saj, vendimi për shpërndarjen e bonusit të verës është marrë si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë dhe rritjes së të ardhurave buxhetore, të cilat po rishpërndahen për të mbështetur kategoritë në nevojë.


