Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    WhatsApp prezanton komunikimin me emra përdoruesi, pa ndarë numrin e telefonit

    Magjistari ganez bën parashikimin e bujshëm: Kepi i Gjelbër do të eliminojë Argjentinën, Portugalia do të fitojë Botërorin

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    June 30, 2026

    Sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal, ka shprehur besim të plotë se kombëtarja e tij është në gjendje të fitojë Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se hyn në çdo turne me objektivin për të ngritur trofeun.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së 1/16-ave ndaj Austrisë, talenti i Barcelonës konfirmoi se është rikuperuar plotësisht dhe është gati të luajë gjatë gjithë takimit.

    “Ndjeva një lumturi të jashtëzakonshme. Nuk kisha përjetuar kurrë më parë një ndjenjë të tillë. Kupa e Botës është diçka krejtësisht ndryshe”, tha Yamal, duke kujtuar rikthimin nga dëmtimi dhe golin e realizuar në sfidën ndaj Arabisë Saudite.

    18-vjeçari u shfaq i bindur për ambiciet e Spanjës në këtë Botëror.

    “Kur hyj në një turne, gjithmonë mendoj se do ta fitoj. Prandaj besoj se këtë vit do ta fitojmë Kupën e Botës”, u shpreh ai.

    Yamal pranoi se skuadra nuk ka shfaqur ende potencialin maksimal në fazën e grupeve, por theksoi se objektivi kryesor në këtë fazë të garës është kualifikimi.

    “Ne jemi shumë më të mirë sesa ajo që kemi treguar. Në këtë fazë të turneut, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë”, deklaroi sulmuesi spanjoll.

    Spanja do të përballet me Austrinë në fazën e 1/16-ave, me synimin për të vijuar rrugëtimin drejt trofeut të Kupës së Botës 2026.

    Lamine Yamal Sulmuesi i Spanjës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    WhatsApp prezanton komunikimin me emra përdoruesi, pa ndarë numrin e telefonit

    June 30, 2026

    Magjistari ganez bën parashikimin e bujshëm: Kepi i Gjelbër do të eliminojë Argjentinën, Portugalia do të fitojë Botërorin

    June 30, 2026

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    June 30, 2026

    Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore, së shpejti nis mbyllja e kapitujve

    June 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.