Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Bënte foto n*do dhe ua niste burrave online”/ E bija akuzon se nëna e mbante të kyçur, gjykata i jep lirinë

    August 26, 2024
    “Bënte foto n*do dhe ua niste burrave online”/ E bija akuzon se nëna e mbante të kyçur, gjykata i jep lirinë

    Është shpallur e pafajshme një grua në Greqi, e cila ishte vënë në pranga pas akuzave nga e bija se nëna e saj e mbante të kyçur në një dhomë.

    Sipas mediave greke, gruaja nga Selaniku kishte zbuluar se e bija postonte në internet foto të saj nudo dhe komunikonte e dilte në takime me burra të panjohur, me të cilët kishte një diferencë të madhe moshe.

    Arrestimi i gruas u bë  ditën e enjte, më 22 gusht, pas denoncimit të vajzës së saj 17-vjeçare.

    E mitura ka njoftuar policinë duke thënë se e ëma e ka mbyllur në dhomën e saj dhe se e ka goditur me fshesë.

    Pasi doli nga seanca gjyqësore, 17-vjeçarja bëri një ankesë hakmarrëse ndaj nënës, duke qenë se  prindërit e saj e qortuan dhe e ndëshkuan kur zbuluan se ajo po dilte me burra të moshuar që “ i njihte nëpër internet”.

    Në fakt, siç dëshmoi babai i 17-vjeçarit, vajza e tij përdorte celularin e tij, për të bërë foto nudo dhe më pas për t’i hedhur në internet, pasi ditët e fundit i ishte ndaluar të përdorte të sajin.

    “Nuk i ka fshirë dhe i kam gjetur në celular. Shkonte fshehurazi në tualet dhe bënte foto nudo për t’i hedhur në internet”, tha babai.

    Ai shpjegoi se kohët e fundit ata morën vesh se vajza e tyre po dilte me burra të panjohur pasi ai e kishte parë në kafene me një burrë të paktën dhjetë vjet më të madh.

    Në fakt, nëna e saj ka qenë ajo që dy herë është dashur ta ndalojë në rrugë dhe t’u kërkojë burrave që shoqëronin 17-vjeçaren të largoheshin nga ajo pasi është e mitur.

    “Mësova se ajo po shkonte në dy takime në të njëjtën ditë, me burra të ndryshëm të rritur. E ëma e gjeti në një makinë. Ajo kishte frikë se fëmija ynë do të ishte në rrezik. Ajo ka debatuar me të, prandaj e ka denoncuar në të njëjtën ditë. Ajo e ka bërë këtë që nga qershori kur shkolla u mbyll. Nuk kishte turp”, shtoi ai.

    Ndërkohë, nëna e vajzës mohoi të kishte goditur vajzën e saj dhe konfirmoi atë që dëshmoi i shoqi.

    “Ajo zemërohet shumë me mua kur nuk e lë të bëjë atë që dëshiron. Ajo takohet me burra në internet dhe del me ta gjatë natës. Ne duam të shkojmë te një psikolog”, është shprehur gruaja.

     

    akuzon te emen e bija foto nudo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.