Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Inteligjenca ushtarake po mbikëqyr kompaninë Kurum për tregti të paligjshme me Iranin

    August 26, 2024
    Vazhdojnë trazirat për “KURUM”/ Gjenden predha në pikën e skrapit të kompanisë

    Inteligjenca ushtarake e një shteti thuajse-partner me Shqipërinë po mbikqyrte në fillim të muajit Gusht itinerarin e një anije të nisur nga portet e Omanit. Destinacioni ishte Porto-Romano në Durrës, pritej të mbërrinte më datën 15 Gusht 2024, por papritur anija ngadalësoi kursin drejt Durrësit, Shqipëria ishte bërë lajm në Bloomberg. Lajmi bënte fjalë për një sasi lënde të dyshuar të rrezikshme që shkonte nga Kurum-i i Elbasanit, drejt Tajlandës.

    Duket se lajmi ndërkombëtar bëri efektin e vet dhe anija e ngarkuar në Oman, e prenotuar në Dubai dhe e faturuar nga Kurumi i Elbasanit, duket se mori një urdhër të dytë për të mos ju afruar Durrësit dhe Porto Romanos për ca kohë.

    Ajo çfarë duket në pamje të parë si një lojë për depozitim informal mbetjesh nga Kurumi, në fakt dyshohet se fsheh një linjë tregu (depozitim, përpunim, groposje) që përfshin Iranin-Turqinë dhe Shqipërinë, me qëllim lehtësimin e sanksioneve që kanë ndëshkuar industrinë e rëndë iraniane, përfshirë dhe atë ushtarake.

    Anija në fjalë është nën mbikëqyrje të pandërprerë, sipas të njëjtit burim kjo linjë që implikon kompaninë Kurum dhe shtetin shqiptar ka disa vite që funksionon.

    Të paktën që prej vitit 2022, inteligjenca ushtarake e shteteve thuajse-partnere ka zbuluar një korridor që dyshohet se favorizon industrinë e rëndë iraniane, përfshirë dhe atë ushtarake.

    Dokumentet sugjerojnë se ngarkesa e skrapit industrial e porositur nga Kurum në vitin 2022, ishte blerë (në letra) në Oman ndërsa certifikatat e sigurisë së mallit ishin prodhuar të gjitha në Stamboll të Turqisë.  Spedicionin dhe transportin e mbulonte një kompani e paqartë e regjistruar në Dubai.

    “Ka disa vite që funksionon kjo linjë, ne dimë konkretisht dhe cilët persona bëjnë koordinimin në Iran. Ata janë dy shtetas turq të quajtur Yucel AKSU dhe Koray Zeytinoglu. Këta të dy komandojnë gjithë korridorin sa i takon logjistikës.”, – tha burimi për Hashtag.al.

    Konteksti i ngjarjeve

    Për shkak të lidhjeve kulturore dhe interesit shtetëror, Irani prej vitesh ka koordinuar me shtetin e Turqisë për kanale të ndryshme biznesi informal, kryesisht të industrisë së rëndë (përfshirë ushtaraken), transportin detar ndërkombëtar dhe tregtisë së floririt.

    Pas grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi, Erdogan kaloi në paranojë me liderët ndërkombëtarë, kryesisht me Obamën, Merkelin dhe Natayahun.

    Kjo paranojë e Erdoganit i dha vlerë aksidentalisht Edi Ramës në Tiranë.

    Duke qenë se liderët perëndimorë kishin dhe punë që donin t’i kryenin dhe të bashkëpunonin me Turqinë, u duhej një kanal i besuar komunikimi.

    Edi Rama ka shërbyer si “back-channel” i Erdoganit dhe ky aksident i vitit 2016 ndikoi që të forcohej dhe më tej lidhja mes tyre.

    Por duket se kjo lidhje “e ka bishtin mbrapa” dhe industria turke e stacionuar në Elbasan dyshohet si e implikuar në korridorin e biznesit, Kurum është nën mbikëqyrje si kompani e implikuar në lehtësimin e embargos ndaj industrisë së rëndë iraniane.

    Por nëse Kurum është një markë turke dhe përgjegjësi e shtetit turk, portet dhe siguria kufitare janë faturë e Shqipërisë.

    Nëse shtetet që po dokumentojnë funksionimin e kësaj linje vendosin nisjen e një procedurë ligjore, nuk do ishte çudi që Porto Romano të sanksionohej ndërkombëtarisht si port.

    “Lexoni me vëmendje dhe mbi rastin e denoncuar në Bloomberg. Para se të shkonte në Tailandë, anija  fiku sistemin koordinativ pranë brigjeve të Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut është ndër të paktat shtete që së bashku me Iranin dhe Turqinë kanë kërkuar zbatimin e fletë-arrestit ndërkombëtar për kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Duket sikur ky korridor aksesi ndërkombëtar i përmbledh të gjithë aktorët që mendojnë si Irani”, – u shpreh burimi. / Hashtag.al

     

    kurum omani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.