Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Russell dhe Verstappen i japin leksion Antonellit, zhgënjen Ferrari

    Kërkoi lekët e frigoriferit të prishur por përfundoi e marrë peng dhe e dhunuar! Del FOTO e Sefedin Ahmetajt

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rama sqaron të vërtetën e ‘mureve antike’ të Bënjës: Jo vetëm që nuk janë hequr por e kanë rilindur këtë destinacion turistik

    June 28, 2026
    Rama sqaron të vërtetën e 'mureve antike' të Bënjës: Jo vetëm që nuk janë hequr por e kanë rilindur këtë destinacion turistik

    Lajmet e publikuara ditët e fundit se Banjat Termale të Bënjës janë shkatërruar dhe betonizuar sollën një tjetër përgënjeshtrim të kryeministrit Edi Rama, i cili këtë të diel publikoi foto nga sistemimi i parë i zonës, i kryer 10 vite më parë.

    “Ja si ishin muret antike të Bënjës, Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit – i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq – dhe u vesh me gurë. Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re” shkroi Rama.

    Në postimin e tij, ai flet edhe për pretendimet e shumta që kanë qarkulluar në media, që sipas tij kanë ardhur nga mbetjet e politikës dhe ata që i bashkon instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë.

    “Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa, dështakë që vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”, shkruan Rama

    Postimi vjen në vazhdën e një sërë sqarimesh që kryeministri ka ndërmarrë lidhur me këtë projekt.

    Ndërhyrjet në zonën e llixhave janë pjesë e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumentacionit të tenderit, fondi limit i projektit ishte 209.7 milionë lekë, ndërsa kontrata iu dha kompanisë “Ergi” SHPK për rreth 162.7 milionë lekë pa TVSH.

    Banjat Termale të Bënjës, të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, janë një nga destinacionet më të njohura natyrore dhe kurative në Shqipëri. Projekti i rikualifikimit parashikon rrugë të reja aksesi, mjedise shërbimi dhe hapësira rekreative për vizitorët.

    Banjat Termale të Bënjës Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Russell dhe Verstappen i japin leksion Antonellit, zhgënjen Ferrari

    June 28, 2026

    Kërkoi lekët e frigoriferit të prishur por përfundoi e marrë peng dhe e dhunuar! Del FOTO e Sefedin Ahmetajt

    June 28, 2026

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    June 28, 2026

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.