Mërkuri ne retrograde do tRetrograda e Mërkurit vendos në provë gjashtë shenja të horoskopit nga tani deri më 23 korrik. Megjithatë, astrologët theksojnë se nuk ka arsye për shqetësim, pasi sfidat e kësaj periudhe mund të përballohen dhe në fund të dilni më të fortë prej tyre.
Ky cikël nis më 29 qershor, por ndikimi i Mërkurit do të ndihet gjatë gjithë pjesës së parë të korrikut, deri kur planeti të kthehet në lëvizje të drejtpërdrejtë në shenjën e Gaforres. Kjo periudhë karakterizohet nga keqkuptime, konfuzion dhe vështirësi në komunikim. Me Mërkurin në Gaforre, emocionet bëhen më të theksuara, ndaj rekomandohet kujdes dhe shmangie e vendimeve impulsive.
1. Gaforrja
Meqë kjo retrogradë ndodh në shenjën tuaj, mund të ndiheni më të tensionuar se zakonisht. Megjithatë, kjo periudhë është kalimtare dhe nuk duhet marrë si diçka personale.
Më e mira që mund të bëni është të përqendroheni te “riparimet” në jetën tuaj – çdo gjë që ka nevojë të rishikohet, të rregullohet ose të rifillojë. Pushimi dhe qetësia janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Kur gjërat nuk funksionojnë si duhet, ndaloni për një moment për të rifituar ekuilibrin.
2. Bricjapi
Kjo periudhë mund të sjellë ndryshime në rrethin shoqëror, por jo domosdoshmërisht negative. Mund të rikthehen edhe persona nga e kaluara, ndaj mos hezitoni të rifilloni kontaktet me miq apo të afërm që i keni humbur me kohën.
Do të bëhet më e qartë cilat marrëdhënie nuk ju vlejnë më, por nuk rekomandohen vendime të nxituara për t’u shkëputur nga të tjerët, pasi sjelljet e njerëzve mund të jenë të paqëndrueshme gjatë kësaj periudhe. Durimi është çelësi.
3. Dashi
Kjo retrogradë ndikon kryesisht në jetën familjare dhe shtëpiake. Mund të shfaqen probleme me pajisje shtëpiake, teknologjinë ose shpenzime të papritura. Edhe marrëdhëniet familjare mund të sjellin tensione të vogla.
Gjatë kësaj kohe nuk rekomandohen udhëtime të rëndësishme familjare. Është më mirë të shmangen vendimet e nxituara dhe të pritet pas 23 korrikut për plane më të mëdha.
4. Peshorja
Në aspektin profesional, gjërat mund të duken të paqarta ose të çorganizuara. Takimet mund të shtyhen ose të ngatërrohen, ndaj komunikimi duhet bërë me kujdes të shtuar.
Nëse lindin diskutime me eprorët, është më mirë të jeni të qartë, të qetë dhe diplomatikë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, situatat mund të shihen ndryshe, ndaj shmangni vendimet e nxituara.
5. Akrepi
Edhe pse kjo retrogradë nuk ju prek drejtpërdrejt, ajo ndikon tek njerëzit përreth jush, gjë që reflektohet edhe në jetën tuaj të përditshme. Mund të ndjeni më shumë tension në familje ose në punë.
Kjo është një periudhë që kërkon më shumë mirëkuptim dhe mbështetje ndaj të tjerëve. Kujdesi ndaj partnerit dhe familjes bëhet veçanërisht i rëndësishëm gjatë kësaj kohe.
6. Demi
Për Demin, kjo periudhë nuk sjell shqetësime të drejtpërdrejta, por rrethi shoqëror mund të krijojë stres. Planet me miqtë mund të ndryshojnë papritur dhe komunikimi mund të mos jetë gjithmonë i qartë.
Nëse dikush nuk përgjigjet menjëherë ose anulon takime, mos e merrni personale. Gjithashtu, idetë për të ardhmen duhet të rishikohen më mirë pas përfundimit të retrogradës.


