Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, të cilat pritet të sjellin një mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet alternim i kthjellimeve me vranësira të pakta deri mesatare, të përqendruara kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Në orët e vona të pasdites, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin.
Temperaturat do të jenë të larta në të gjithë vendin, duke e bërë ditën mjaft të nxehtë. Në qytete si Shkodra, Lezha dhe Berati, termometri pritet të arrijë deri në 38°C. Ndërkohë, në zonat malore të juglindjes mund të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht gjatë orëve më të nxehta të mesditës.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina mund të arrijë herë pas here deri në 14 m/s./Radar.al


