Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit ndryshon Europën: Edhe Gjermania po “dorëzohet” para kondicionerëve

    BOTËRORI 2026 – Rezultatet dhe kalendari (E PLOTË)

    AXHENDA/ Zyrtarizohet rruga: Argjentina me shumë fat, përballje “big” që në raundin tjetër (ÇIFTET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Përshkallëzohen sulmet mes SHBA-së dhe Iranit mes akuzave për shkelje të armëpushimit

    June 28, 2026

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se avionë të marinës dhe forcave ajrore goditën sistemet ushtarake të vëzhgimit, sistemet e komunikimit, bazat e mbrojtjes ajrore, depot e dronëve dhe pajisjet për vendosjen e minave detare. Sipas saj, sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj një sulmi iranian me dron vetëshkatërrues ndaj cisternës së naftës M/T Kiku, me flamur panamez, ndërsa ajo po kalonte pranë Ngushticës së Hormuzit.

    “Pas sulmeve të SHBA-së të premten, si kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian ndaj anijes M/V Ever Lovely, Iranit iu dha mundësia të respektonte marrëveshjen e armëpushimit, por zgjodhi të mos e bënte këtë,” thuhet në deklaratën e CENTCOM.

    Komanda amerikane publikoi në rrjetet sociale pamje që më parë nuk ishin të disponueshme për publikun dhe që, sipas saj, tregojnë momentin e sulmeve.

    Edhe të premten, SHBA-ja kishte goditur objektiva në Iran pas një tjetër sulmi me dron ndaj anijes M/V Ever Lovely. Sipas CENTCOM, avionët amerikanë shënjestruan depo raketash dhe dronësh, si edhe stacione radarësh bregdetarë.

    Në përgjigje, Teherani akuzoi Uashingtonin se kishte shkelur marrëveshjen e mirëkuptimit mes dy vendeve dhe kreu sulme me raketa dhe dronë ndaj objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

    Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, Ebrahim Azizi, deklaroi të premten se sulmet amerikane tregojnë se presidenti Donald Trump “nuk është i përkushtuar ndaj parimeve të negociatave apo armëpushimit”.

    “Kjo shkelje e papërgjegjshme e armëpushimit, si gjithmonë, do t’i detyrojë ata të tërhiqen dhe të pendohen,” shkroi ai në rrjetet sociale.

    Përshkallëzimi i ri i situatës hedh dyshime të mëdha mbi marrëveshjen e përkohshme të paqes mes SHBA-së dhe Iranit, e cila u nënshkrua në fillim të këtij muaji.

    Sipas marrëveshjes, Washington-i dhe Teherani ishin zotuar të respektonin një armëpushim dhe të garantonin sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit.

    Marrëveshja parashikon që SHBA-të të heqin bllokadën detare ndaj Iranit, ndërsa Teherani të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të konfirmojë sërish se “nuk do të sigurojë dhe as të prodhojë armë bërthamore”. Të dyja palët kanë një afat prej 60 ditësh për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

    iran SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit ndryshon Europën: Edhe Gjermania po “dorëzohet” para kondicionerëve

    June 28, 2026

    BOTËRORI 2026 – Rezultatet dhe kalendari (E PLOTË)

    June 28, 2026

    AXHENDA/ Zyrtarizohet rruga: Argjentina me shumë fat, përballje “big” që në raundin tjetër (ÇIFTET)

    June 28, 2026

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.