Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar pasditen e së shtunës në Pogradec, ku një 69-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një konflikti me bashkëshortin e saj.
Sipas Policisë, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1 të qytetit, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se ka goditur në kokë me një shkop druri bashkëshorten e tij, Sh. Sh., 69 vjeçe, gjatë një konflikti të ndodhur në banesë.
E dëmtuara është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


