Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur Afganistanin lindor, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë edhe në Pakistan.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti u regjistrua rreth 450 kilometra në verilindje të Kabulit, me epiqendër në një thellësi prej mbi 208 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë në provincat afgane të Khostit dhe Nangarharit, si edhe në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të monitorojnë situatën pas tërmetit.


