Një operacion i koordinuar ndërkombëtar ka çuar në arrestimin në Kosovë të një shtetasi spanjoll, i dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij gjashtëvjeçare. Fëmija u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, duke i dhënë fund kërkimeve që zgjatën rreth dy javë.
Sipas mediave spanjolle, burri ishte larguar nga Mallorca me vajzën e tij, të cilën dyshohet se e kishte fshehur në bagazhin e automjetit për të shmangur zbulimin nga autoritetet. Më pas ai kishte kaluar kufijtë drejt Kosovës, ku u lokalizua më 24 qershor.
Hetimet zbuluan se i dyshuari kishte organizuar me kujdes arratisjen. Për të çorientuar autoritetet, ai kishte vendosur pajisjen gjurmuese AirTag, që ndodhej në çantën e vajzës, në një pako postare me destinacion Marokun, ndërsa vetë kishte ndjekur një itinerar krejtësisht tjetër.
Sipas hetuesve, ai kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike për të vështirësuar identifikimin.
Falë bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të disa vendeve evropiane, hetimet çuan në Kosovë, ku policia vendase ndaloi të dyshuarin dhe lokalizoi vajzën.
Pas gjetjes, fëmija u vendos nën kujdesin e autoriteteve kompetente, ndërsa babai i saj është arrestuar dhe po përballet me procedurat ligjore për akuzat që lidhen me rrëmbimin e të miturës.
Huida de película: escondió a su hija de 6 años en un maletero, burló fronteras y desató una caza internacional hasta Kosovo
— OkBaleares (@ok_baleares) June 27, 2026
Toda la información en https://t.co/fr4pDypeBp pic.twitter.com/hTGiLf3NAU


