Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Eduard Zaloshnja/ “Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

    June 26, 2026
    Eduard Zaloshnja/ “Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

    Në sondazhet e mija të përjavshme, konstatova qysh në fillim se votuesit e vjetshëm në Shqipëri po zhgënjeheshin nga partitë për të cilat votuan. Dhe duke filluar nga 30 nëntori, ndër përgjigjet për pyetjen “Për cilën parti do të votonin, po të zhvilloheshin sot zgjedhjet?”, shtova opsionin “Një parti të re, nëse krijohet”.

    Përmes këtij opsioni, mund të veçoheshin ata që ishin zhgënjyer nga partitë ekzistuese, por që ishin gati të votonin për një parti të re. Ndërsa ata që nuk do të votonin fare, çfarëdo partie të krijohej, nuk përbënin interes studimi statistikor.

    Më 30 nëntor, kur e shtova për herë të parë në sondazh opsionin e sipërcituar, 22.5% e të anketuarve që kishin votuar vjet në Shqipëri ishin gati të votonin për një parti të re, nëse krijohej (shihni grafikun e mëposhtëm, ku janë përfshirë datat më domethënëse statistikisht).

    Më 12 janar, kuota e “partisë së re” u ngjit në 25.6%, dhe pastaj zbriti në 20% më 26 janar (kuota më e ulët në grafik). Më pas, kuotat e “partisë së re” ndoqën një trajektore ngjitëse që kulmoi me 35.1% më 11 maj. Por meqë një parti e re nuk po dukej në horizont, e hoqa opsionin për të në sondazh.

    Me fillimin e protestave më 31 maj, duket se ka gjasa të krijohet një parti e re, por do ta shtoj atë në sondazh kur të krijohet (nëse krijohet). Atëherë opsioni nuk do të jetë më hipotetik – do të jetë një opsion konkret për një parti konkrete.

    Sidoqoftë, nga 31 maji deri më sot, “partia e re” ka mbetur hipotetike. Në ditët e para dukej se aktivistët e partisë së Qorit ishin strumbullari organizues i protestës, por me shtimin e numrit të protestuesve dhe me ndryshimin e fokusit të saj (nga flamingot e Zvërnecit, te turlilloj temash të tjera), Qori & co. duken se kanë mbetur thjesht pjesë e një amalgame të gjerë organizuesish dhe financuesish të protestës.

    Para ca ditësh, në emër të grupit koordinues të protestës (pjesëtarët e të cilit nuk janë shpallur publikisht), Dritan Goxhaj lexoi një listë kërkesash, që të krijonte idenë e një programi konciz politik të asaj partisë së re që po pritet. Por pasi qarkulluan video ku Goxhaj kishte deklaruar publikisht se rotacioni politik zgjidhet me “plumbin e Avni Rustemit”, si dhe disa shkrime përkrahëse për Hezbollahun dhe Republikën Islamike të Iranit, leximin e listës me kërkesat e grupit koordinues e ka lexuar çdo ditë dikush tjetër. Goxhaj nuk është parë më afër mikrofonit të protestës.

    Në fakt kërkesat që lexohen tani përnatë, ngjasojnë shumë me idetë që Qori i ka bërë publike me kohë. Po siç duket ai nuk do të dalë në krye të partisë së re, ngaqë është stigmatizuar gjerësisht si neomarksist. Për më tepër ai e provoi të garonte në zgjedhje në krye të një partie, dhe mori vetëm 1.5% të votave gjithsej (brenda e jashtë vendit).

    Nejse, kur të krijohet partia e re (nëse krijohet), me udhëheqës dhe grup drejtues të shpallur publikisht, unë me kërshëri do ta shtoj atë në sondazhet e mia. Dhe atëherë, do të shohim se sa vota konkretisht mund të marrë ajo… 

    Eduard Zaloshnja opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.