Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026

    Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me debate dhe replika të forta mes të pandehurve, prokurorisë dhe trupit gjykues.

    Pas parashtrimeve ligjore të mbrojtjes, Ilir Meta mori fjalën në sallën e gjyqit, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim për ndikim politik apo ndërhyrje në çështje që lidhen me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë të përmendur nga organi i akuzës.

    “Asnjë sms e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekë kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi”, deklaroi Meta.

    “Nuk ekziston asnjë ndërhyrje imja. As për veprimet e Monikës nuk kam ndërhyrje, i di vetë ajo veprimet e saj. Tek unë nuk figuron asgjë, nuk ekziston asgjë”, u shpreh më tej Meta.

    Gjatë seancës ndërhyri edhe Monika Kryemadhi, e cila iu drejtua Metës me komente ironike për akuzat e paraqitura.

    “Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, tha Kryemadhi.

    Ndërhyrja e saj solli reagimin e menjëhershëm të gjykatës, e cila i tërhoqi vëmendjen për ruajtjen e rregullit në sallë. Kryemadhi vijoi me komente të tjera, duke deklaruar se prej katër vitesh dëgjon të njëjtat pretendime.

    “Kam katër vjet që e dëgjoj. Edhe babai im të çohet nga varri nuk e duroj dot më”, tha ajo.

    Pas kësaj, gjykata paralajmëroi se në rast përsëritjeje të ndërhyrjeve, Kryemadhi do të largohej nga seanca.

    “Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni do të largoheni nga seanca”, deklaroi gjyqtari.

    Nga ana e tij, Meta vijoi mbrojtjen duke theksuar se nuk ndikohet nga qëndrimet e prokurorisë.

    “Unë nuk impresionohem nga aktrimet”, tha ai, duke sqaruar se po i referohej pretendimeve të organit të akuzës.

    “Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun, thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do të vish, se Iliri për ty po vjen”. Sipas SPAK, aq i madh ka qenë ndikimi i Adrian Shatkut tek unë, sa unë po shkoja në Marok për të. Po sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Ndërkohë, vizita ishte vizitë shtetërore. Në Marok kanë qenë edhe biznesmenë të tjerë”, tha Meta

    Seanca vijon me shqyrtimin e pretendimeve të palëve dhe provave të administruara në proces.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    June 24, 2026

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    June 24, 2026

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    June 24, 2026

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.