Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Arkend Balla: Diaspora nuk është dekor për betejat politike të një opozite humbëse

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    June 21, 2026
    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    Të rinjtë shqiptarë po i largohen gjithnjë e më shumë studimeve në fushën e bujqësisë.Në vitin akademik 2025-2026, numri i studentëve që zgjodhën si profesion agronominë pësoi rënie, por nga ana tjetër shifrat shënojnë rritje për mjekësinë veterinare dhe inxhinierinë e ujërave dhe mjedisit.

    Sipas rektorit të UBT-së, Fatbardha Sallaku, maturantët qëndrojnë larg degëve të bujqësisë pasi vazhdojnë të kenë një mendësi të lidhur me bujqësinë tradicionale, ndërkohë që e ardhmja i përket bujqësisë teknologjike.

    “Është e vërtetë që degët që preferohen më pak nga të rinjtë janë ato në fushën e bujqësisë, si inxhinieria e bujqësisë, zooteknia dhe peshkimi. Kjo ndodh sepse të rinjtë mendojnë se, nëse zgjedhin këto degë, do t’u duhet të qëndrojnë çdo ditë në fermë apo serë. Ndërkohë, koha ka ndryshuar, pasi po shkojmë drejt bujqësisë smart dhe dixhitale”, u shpreh rektorja e UBT-së, Fatbardha Sallaku.

    Reforma e UBT-së, sipas modelit BOKU të Vjenës, në vitin e ri akademik do të shtrihet edhe në studimet pasuniversitare. Kështu, në tetor UBT do të ofrojë 13 programe bachelor dhe 18 programe master.

    “UBT futet në një paketë të studimeve pasuniversitare, të cilat reflektojnë zhvillimet që kemi nisur dhe kërkesat e tregut. Kështu, nga 45 mastera profesionalë dhe shkencorë që kemi pasur, tashmë kemi vetëm një lloj masteri, me 18 programe gjithsej, të cilat janë të fokusuara në kompetencat kryesore të UBT-së”, u shpreh Sallaku.

    Ridizenjimi i degëve të UBT-së solli gjithashtu reduktimin e leksioneve në auditore, duke rritur numrin e orëve të praktikës, pasi studentët tashmë e mësojnë profesionin e tyre në terren dhe në laboratorë.

    ekonomi Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi rritet interesi për veteriner Të rinjtë refuzojnë bujqësinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Arkend Balla: Diaspora nuk është dekor për betejat politike të një opozite humbëse

    June 21, 2026

    Të rinjtë refuzojnë bujqësinë/ Pëson rënie numri i studentëve të regjistruar për agronomi, rritet interesi për veteriner

    June 21, 2026

    Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

    June 21, 2026

    Deniz Undav futet në librat e rekordeve të Kupës së Botës, 28-vjeçari shkruan historinë

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.