Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kaluan fundjavën, pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

    Botërori 2026/ Rikthehet tek fitorja, Spanja mposht me poker Arabinë Saudite

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

    June 21, 2026
    “Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

    Një moment dëshpërimi i thellë për shkak të një lëndimi në zemër, për pak sa nuk u kthye në një tragjedi fatale për Klaudjon, një i ri me një adoleshencë mjaft të trazuar. Në një rrëfim prekës dhe plot pendesë, ai ka treguar çastin dramatik kur mori makinën me shpejtësi skëterrë për t’i dhënë fund jetës.

    Mes tmerrit dhe ankthit, vëllai i tij i madh i doli para mjetit duke iu lutur mes lotësh që të ndalonte, një imazh që sot Klaudjos i kthehet rregullisht si një makth. Pavarësisht thirrjeve dëshpëruese, rrugëtimi i çmendur përfundoi me një përplasje të fuqishme pas bordurës së autostradës, ku vëllai i tij u shtri përtokë duke bërtitur, i shokuar, pasi mendonte se ai kishte vdekur.

    Kjo ngjarje e rëndë dhe frika e humbjes shërbyen si një pikë e fortë kthese, duke e bërë atë të reflektojë thellë mbi vlerën e jashtëzakonshme të jetës.

    Ardit Gjebrea: Po edhe ti ke pasur një moment dëshpërimi, një çështje zemre kam përshtypjen.

    Klaudjo: Po kam pasur. Kam pasur vuajtje shumë sidomos me vëllain, tim ka qenë i vogël, mosha 15-16 vjeç dhe pata diçka zemre…

    Ardit Gjebrea: Re në dashuri?!

    Klaudjo: Jo, jo pata diçka zemre, që dua ta mbaj për vete. Mu lëndua zemra dhe mora makinën e vëllait dhe ika u largova.

    Ardit Gjebrea: Po çfarë të tha mendja, çfarë doje që të bëje?

    Klaudjo: Nuk e doja më jetën!

    Ardit Gjebrea: Po ia vlen për një gjë zemre?! Sa herë do të të dhembë zemra ty dhe aq do të mendosh që të vrasësh veten?! Zemrat ikin e vijnë, por jeta një është! Dhe mora makinën dhe ike me shpejtësi…

    Klaudjo: Po me shpejtësi të lartë, në rrugët e fshatit. Vëllai la punën, mami u bë merak shumë. Sa herë e kujtoj rrugën e fshatit, ose kur ikën me shpejtësi vëllai më del një makth para fytyre, një tmerr. Nuk iu binda, vëllai më dilte para makinës dhe më thoshte “aman i vëllai im ndalo”.  Unë nuk e dëgjova ika me shpejtësi të lartë dhe u përplasa me bordurën e autostradës.

    Ardit Gjebrea: Klaudjo kur u përplase me bordurën e autostradës çfarë bëri vëllai?

    Klaudjo: Kur u përplasa me bordurën vëllai u shtri barkas dhe bërtiste me të madhe “ku është vëllai im”, kujtonte se kisha vdekur.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kaluan fundjavën, pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

    June 21, 2026

    Botërori 2026/ Rikthehet tek fitorja, Spanja mposht me poker Arabinë Saudite

    June 21, 2026

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    June 21, 2026

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.