Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kaluan fundjavën, pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

    Botërori 2026/ Rikthehet tek fitorja, Spanja mposht me poker Arabinë Saudite

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Përfundon pas më shumë se një ore raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

    June 21, 2026
    Përfundon pas më shumë se një ore raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

    Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës, ka përfunduar pas një ore e 20 minutash, raportuan mediat iraniane.Sipas agjencisë së lajmeve Fars, delegacionet e të dy vendeve u tërhoqën për konsultime të brendshme pas përfundimit të takimit, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi rezultatet e diskutimeve.

    Para nisjes së bisedimeve, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike, duke deklaruar se presidenti Donald Trump i ka dhënë delegacionit amerikan mandat të plotë për të kërkuar zgjidhje për çështjet që prekin Lindjen e Mesme.

    “Presidenti Trump na ka autorizuar të gjejmë një zgjidhje diplomatike për një numër çështjesh”, tha Vance, duke shtuar se negociatat mund të hapin rrugën për një transformim të marrëdhënieve në rajon.

    Ai e cilësoi Iranin si një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme, por theksoi se gjatë orëve të fundit është shënuar përparim i konsiderueshëm në kontaktet diplomatike.

    Në të njëjtën kohë, Vance deklaroi se administrata amerikane synon të promovojë një armëpushim më të gjerë rajonal, duke përfshirë ruajtjen e armëpushimit në Liban.

    Nga ana tjetër, delegacioni iranian nuk bëri deklarata pas takimit. Teherani ka përsëritur se çdo marrëveshje me SHBA-në lidhet me ruajtjen e paqes në Liban dhe respektimin e armëpushimit nga Izraeli.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, deklaroi më herët se situata në Liban do të ishte tema kryesore e bisedimeve, ndërsa do të diskutoheshin gjithashtu çështje që lidhen me asetet iraniane dhe eksportet e naftës.

    Ndërkohë, agjencia Fars raportoi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për lundrimin e anijeve, sipas një burimi ushtarak iranian.

    Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif shprehu shpresën se bisedimet do të çojnë në një marrëveshje që do të kontribuojë në paqe, progres dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kaluan fundjavën, pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

    June 21, 2026

    Botërori 2026/ Rikthehet tek fitorja, Spanja mposht me poker Arabinë Saudite

    June 21, 2026

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    June 21, 2026

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.