Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    “Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

    From suspicions of foreign involvement to established fact: When embassy flag are targeted, an investigation is required

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Programi ‘Pas shkolle’ në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit: Nxënësit do të vijojnë ta marrin ushqimin nga shtëpia

    June 21, 2026
    Programi ‘Pas shkolle’ në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit: Nxënësit do të vijojnë ta marrin ushqimin nga shtëpia

    Duke nisur nga shtatori programi “Pas Shkolle” do të zgjerohet në 500 institucione arsimore fillore në të gjithë vendin. Përveç ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë, nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në një gamë më të gjerë aktivitetesh sportive, artistike dhe kulturore.

    Sipas zv/ministres së Arsimit Herida Duro, zgjerimi i programit synon jo vetëm të përmirësojë rezultatet në mësime, por edhe të krijojë më shumë hapësira për zhvillimin e talenteve dhe aftësive të nxënësve.

    “Një rritje të numrit të shkollave në të gjitha qarqet arsimore, në të gjitha qytetet e vendit ku pritet që rreth 500 shkolla të jenë pjesë e programit pas shkolle me klube më dhe më të zgjeruara, më të larmishme, por mbi të gjitha edhe me modulin e të bëjmë detyrat e shtëpisë që është një nga ndihmesat kryesore do të thosha të rritjes së performancës”, tha Duro.

    Një nga sfidat kryesore mbetet ofrimi i ushqimit për fëmijët. Për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme në shkolla, ushqimi do të vazhdojë të merret nga vetë nxënësit.

    “Mund t’i përgjigjen shumë më mirë nevojës edhe kërkesave personale të fëmijëve të tyre, kështu që do të vijohet me marrjen e ushqimit me vete nga të gjithë fëmijët. Kjo është tashmë një nga kushtet e pranuara të themi dhe të dakordësuara me prindërit në një masë të gjerë”, tha Duro.

    Përveç mbështetjes akademike, programi do të ofrojë klube të muzikës, teatrit, kërcimit, artit dhe zejeve tradicionale

    “Natyrisht edhe mësues në pension të cilët kanë shprehur një gatishmëri dhe kanë një motivacion apo një angazhim një pjesë e mirë e specialistëve të të gjitha fushave siç janë fushat e teatrit, fusha e muzikës, fusha e kërcimit, fushat e zejeve, dijebërjes të cilët të cilat janë te larmishme nga rajoni në rajon i Shqipërisë dhe ne do duam që të jenë pikërisht këto ekspertiza, këta specialistë të cilët do të mundet t’i atashohen shkollave”, shpjegoi Duro.

    Financimi i projektit arrin në 5 milionë euro. Fondet do të përdoren për pagesën e mësuesve të angazhuar në program, si dhe për pajisjen e shkollave me mjetet dhe materialet didaktike të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve.

    ministria e arsimit në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin Programi ‘Pas shkolle’
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    June 21, 2026

    “Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

    June 21, 2026

    From suspicions of foreign involvement to established fact: When embassy flag are targeted, an investigation is required

    June 21, 2026

    Ndodh edhe kjo/ Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.