Milani vazhdon të punojë për plotësimin e strukturës drejtuese sportive, ndërsa emri më i fundit që ka hyrë në listën e kandidatëve për postin e drejtorit sportiv është ai i Domeniko Tetit.
Sipas gazetarit Xhanluka Di Marcio, profi li i 48-vjeçarit italian po vlerësohet nga pronari Xherri Kardinale dhe Zlatan Ibrahimoviç, të cilët po udhëheqin procesin e riorganizimit të sektorit sportiv të klubit kuqezi. Teti ka një eksperiencë të gjerë në futbollin europian. Gjatë karrierës së tij ka punuar te Uolverhampton në Angli, ndërsa më parë ka mbajtur role drejtuese edhe te APOEL Nikosia, Sampdoria, Novara dhe Hellas Verona.
Ai ka qenë gjithashtu drejtor sportiv i klubit saudit Al-Shabab. Megjithatë, Teti nuk është i vetmi emër në tryezën e drejtuesve të Milanit. Në listën e kandidatëve vazhdojnë të mbeten edhe Markus Kroshe dhe Ozek, ndërsa një alternativë tjetër mund të jetë promovimi i një fi gure të brendshme. Në këtë rast, Milani mund t’i besojë detyrën Jovan Kirovskit, aktualisht drejtor dhe përgjegjës i projektit Milan Futuro.
Ndërkohë, pavarësisht se pozicioni i drejtorit sportiv ende nuk është zyrtarizuar, trajneri Ruben Amorim ka nisur të japë indiciet e para për merkaton. Prioriteti i teknikut portugez është afrimi i një sulmuesi qendre që përshtatet me skemën e tij të preferuar 3-4-2-1. Në krye të listës së dëshirave ndodhet Gonçalo Ramos./PanoramaSport


