Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Igli Tare nuk ka dyshime per zgjedhjen e Napolit: Flas do 2-3 dite me Alegrin, Milani duhet te…

    June 20, 2026

    Igli Tare ka folur për herë të parë për mediat italiane, pas shkarkimit nga Milani. Më saktë ishte “SportMediaset”, që siguroi një intervistë. Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve u ndal te Alegri duke e quajtur zgjedhjen e duhur të Napolit. Më pas foli për Milanin, Leaon, por edhe përfaqësuesen e Italisë.

    “Jam mjaft mirë. Tani dua të kaloj pak kohë me familjen, gjë që të ndihmon të rimarrësh veten.

    Alegri? Ai është një trajner i nivelit më të lartë. Zgjedhja e Napolit ishte e mençur dhe në përputhje me ambiciet që klubi ka dhe duhet të vazhdojë të ketë për sezonin e ardhshëm. Këto janë situata që bëjnë pjesë në lojën dhe profesionin tonë. Edhe vitin e kaluar Alegri ishte një nga kandidatët e mundshëm për Napolin, ndaj ata e kanë mbajtur gjallë marrëdhënien me të. Unë dhe Maks flasim shpesh. Çdo dy ose tre ditë telefonojmë njëri-tjetrin. Kemi bërë edhe ndonjë gabim, por Alegri është një trajner që ka bërë shumë mirë në historinë e futbollit italian dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

    Shpresoj që Milani të gjejë ekuilibër dhe një projekt serioz për të ardhmen. Leao? Nuk e di nëse është mirë apo keq që ai dëshiron përvoja të reja, por kur një lojtar ka këtë dëshirë, do të thotë se marrëdhënia ka arritur në fund dhe se një cikël është mbyllur. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Ai duhet vetëm të gjejë vazhdimësi gjatë ndeshjeve, sepse është një lojtar që mund t’i vendosë ato i vetëm. Këtë sezon kjo nuk ndodhi, edhe për shkak të problemeve fizike që pati.

    Italia mund të riniset pa dyshim nga përvoja e Mançinit, trajnerit të fundit të kombëtares që ka fituar një trofe dhe që tani mund të vazhdojë punën e ndërprerë. Ky është momenti për të bërë zgjedhje të guximshme dhe për t’u besuar të rinjve. Ka lojtarë me perspektivë. Mjafton të shohësh rezultatet e ekipeve të moshave. Duhet guxim, duhet t’u japësh besim dhe të dish të presësh për ta”, u shpreh Tare./PanoramaSport

    Igli Tare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    June 20, 2026

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    June 20, 2026

    EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

    June 20, 2026

    Izraeli nuk i përmbahet marrëveshjes! Sulmon sërish Libanin, humbin jetën 5 persona

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.